wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumichatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoIdentifikohuRegjistrohu
Share | 
 

 Histori nga laberia shqiptartare ne zonen e jugut te shqiperis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Histori nga laberia shqiptartare ne zonen e jugut te shqiperis   Sat Dec 11, 2010 4:24 am

Vlerat e mëdha të këngës labe dhe madhështia e valles labe

titull

Kënga labe dhe historia e saj mijëravjeçare


Qëllimi i këtij shkrimi, nuk është një analizë e thjeshtë për këngët e bukura labe. Shkrimin do ta çtjerrim nga shtëllunga e gjatë duke filluar që nga ditët tona dhe deri në lashtësinë e largët. Në një largësi të tillë për të cilat ndoshta na duket se nuk kemi fakte dhe, shumë herë e mbushim me vogëlsira, pa i hyrë deri në bërthamë problemit të këngës labe. Nuk jam studiues i muzikës dhe as kritik i saj, por ka ardhur koha që mendimet e mia bien ndesh me bashkëkohësit, me analizat që ata bëjnë dhe me konkluzionet që nxjerrin për këtë perlë të muzikës sonë. Kohët e fundit vetë UNESKO ka marrë nën ruajtje zhvillimin e saj, si një nga visaret e rralla dhe të vyera të botës. Po ne çfarë bëjmë për të nxjerrë në pah vlerat e saj, si e vlerësojmë këtë pasuri të pa çmueshme për të cilën interesohet më shumë bota se sa ne? Mendoj se rrimë duarkryq, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër më të rëndë.



Kohët e fundit, lexoj shumë shkrime e analiza të cilat, janë për tu qarë hallin. Të shumtët e tyre vazhdojnë të rrjedhin me ujërat e turbullta që lexojnë. I marrin ato si fakte dhe i hedhin nga faqja në faqe. Të gjithë pa përjashtim, dhe analistët e muzikës shqiptare, nuk përmend fjalën “Muzikologët” se është fjalë e huaj. Për mua këtu qëndron shumë herë dhe gabimi fatal i tyre. Mundohen të shpjegojnë artin e bukur të kësaj perle me fjalë të huaja, dhe jo vetëm kaq. Të gjithë studiuesit në përgjithësi shkruajnë.”Kënga jonë polifonike ka lindur këtu apo atje,vjen nga fjala poli-foni, që do të thotë shumë zëra, më tutje shtojnë, kënga polifonike këndohet, në Greqi, Serbi,Bullgari,etj

”Po pse more zotërinj studiues, një emërtim i gjuhës greke e ka krijuar këngën Labe? Cili nga studiuesit tanë ka nxjerrë veçoritë e këngës labe, duke e krahasuar atë më këngët e tjera “polifonike” të Ballkanit siç i quani ju? E ja ku po ua them unë “ që nuk di dhe shumë nga muzika”, nuk kanë asnjë lidhje. Dhe tani që po u shkruaj kam përpara e dëgjoj me dhjetëra këngë të tilla, të cilat, përpara labërishtes ngjajnë me këmborë bagëtish që kullosin lëndinave. Nuk po e them për të krijuar humor dhe as për ti dhënë rëndësi fjalëve të mia, për këtë do mundohem t’u bind.

Marrim disa fakte kokëforta dhe i analizojmë.

Plutarku (46-125) moralist, gjeograf, historian i Greqisë së lashtë thotë: “Kënga polifonike ka lindur pranë liqenit të Butrintit. Është mbytur një anije dhe njerëzit të mbledhur vajtojnë humbjen e fëmijëve të tyre



Plutarku (46-125)



Ky është vetëm një fakt. Por si e marrim ne këtë fakt? Meqenëse Plutarku thotë “Kënga polifonike”, kështu duhet ta themi dhe ne? Plutarku nuk dinte shqip, dhe nuk e njihte dhe fisin e madh të lebërve. Ai e shkroi për bashkoheshit e tij dhe në gjuhën e tij. Ne shabllonistët e kohëve moderne i marrim fjalët e tij dhe i përtypim pa u bërë asnjë analizë. Na mjafton që ai thotë vendin e lindjes që ne na përshtatet e na pëlqen. Nuk duhet analizuar se, në atë kohë vetëm gjuha greke shkruhej dhe mesazhi u transportua deri në ditët tona me po të njëjtin emër”Polifoni”.

Nuk më thoni studiues të dashur, kush lindi përpara, “Polifonia” apo Labëria nga e cila lindi dhe kënga labe. Çudi!Në Labëri as dhe një fëmijë i vogël nuk e përdor fjalën “polifoni”, të gjithë i thonë këngë labe.

Cila është Labëria zotërinj, dhe cilët janë lebërit?

Lebërit, janë Ilirët e fisit të Kaonëve. Përdor fjalën fis që ka kuptimin e të njëjtit gjak apo trung. Për këtë bindesh dhe kur dëgjon emrat e fshatrave Lazarat, Çorraj, Luzat, Zhulat etj. A nuk janë ato emra fisesh që kanë krijuar këto fshatra?

Më lart thamë që këngët “polifonike” këndohen në Greqi, Bullgari, Serbi. Pse?

Është shumë e lehtë për të kuptuar. Historiani grek Paparigopulos flet në veprat e tij për koloni greke në Labëri. Historiani tjetër LL.Spiru nisur nga Paparigopulos shkruan: “ Ndërmjet viteve 736 – 625 p.e.s. në luftërat Mesinike,”Kallamta e sotme” u bë shpërngulja e madhe e Spartanëve drejt zonës së Akrokeraunëve” “Himara” faqe. 21- 22.

“Ata u asimiluan nga vendasit, humbën si uji në pendët e rosës”Edit Dyrhan “Brenga e Ballkanit” faqe – 1o4.

E pra, shtoj pyetjen unë, kjo dyndje nuk mori nga kjo kulturë? Pa tjetër që mori. Por duke mos qenë vetë në shtratin e lumit nga e cila doli ajo u varfërua, në ngjyrë, në formë e në harmoni, por, prapë u quajt këngë “polifonike”. Në të vërtetë në të ka shumë zëra por, jo të harmonizuar.

Ndërsa në Labëri në vendlindjen, në rrjedhën e burimit të saj nuk humbi as kristalizimi, as harmonia, as forma por u forcuan dhe u bënë më të dukshme cilësitë e saj. Të njëjtën përgjigje do tu jepja dhe për Bullgarët apo Serbët të cilët dhe pse na pushtuan, morën nga kultura jonë në vend që të na impononin të tyren. Dhe atë që e morën nuk ishin në gjendje ta kultivonin e zhvillonin më tej. Për këtë flasin këngët e tyre të kësaj gjinie, “polifonike” siç i quani ju!

Zotërinj, flasim për atë kohë kur Straboni (63 -2o) p.e.s. thotë. “Maqedonasit dhe Ilirët kishin një gjuhë të përbashkët jashtë helene”.Grekët arrijnë deri aty sa thonë, “ kënga polifonike është degëzim i kristalizuar i muzikës Bizantine. Ajo e ka zanafillën në këngët fetare kishtare”.Kësaj i thonë të kripsha trutë. Ja çfarë shkruan Lorenco Tardos në veprën “ L’antika melurgjia Bizantina”:

“Shqiptarët Lebër duke e urryer robërinë myslimane e linin truallin atëror. Ata nuk sollën me vete modën e fundit muzikore të Kostandinopulit, as artin e bukur e të çmuar të protopsalltëve të rafinuar, por, sollën një traditë krahinore malore dhe arkaike, një traditë që vjen nga shekulli i 4 – 5. Por që në të vërtetë shkon më larg, në kohën e Basilejve dhe ndoshta dhe më përpara. Kjo tregon se kisha ka imituar këngën popullore “Polifonike” labe. Por çfarë presim nga Grekët apo Sllavët kur ne vetë mundohemi ta mbytim këngën apo ta mohojmë historinë dhe rolin e saj në zhvillimin politik, historik e kulturor të vendit. Më vjen keq që e them këtë por jam i detyruar nga faktet. Akoma më keq kur këtë luftë ndaj kulturës e bën një nga figurat më të shquara siç është Eqrem Çabej. Ja si shprehet ai për këtë pasuri kulturore mbarë botërore.

“Thelbin e kësaj kënge e goditim më mirë, duke e quajtur këngë barinjsh. Përshtypja akustike që të krijon kënga labe, mund të krahasohet me tingullin e këmborëve të bagëtive”. Nuk e di se çfarë ka dashur të shprehë me këto vargje por unë e ndjej veten të fyer nga fjalët e tij. Kënga labe, është nga rastet e veçanta për të mos thënë e veçantë në botë e cila në vend të veglave ka vetë njeriun dhe frymën e tij, të dalë nga shpirti, që në çastin e këngës është i mbushur me dhimbje apo gëzim, me dashuri apo urrejtje. Në përgjithësi ata që nuk e njohin mirë këngën labe dhe mesazhin e saj, u krijohet përshtypja se, të gjithë këngët janë njëlloj. Një marrës, një kthyes dhe disa të tjerë që mbajnë iso. Por nuk është kështu. Kënga labe është një ekspozitë ngjyrash, shprehjesh shpirtërore, zërash të harmonizuar të akorduar veç e veç si në një orkestër simfonike që çdo vegël luan rolin e saj, dhe plotëson një hapësirë në botën e madhe të këngës, sipas tematikës dhe zërave. Është krejt e thjeshtë të dallosh dhe të marrësh mesazhin që ajo dërgon. Ndarja e specifikuar e tyre sipas qëllimit që ka është e dukshme. Një këngë kurbeti, udhëton mbi nota minore monotone me një thirrje të mbytur e të dhimbshme, shoqëruar me tekstin prekës e melankolik. Një këngë dashurie i ngjan flladit dhe isoja dridhjes së petaleve të trëndafilit në çastin e hapjes për lulëzim të plotë. Në një këngë trimërie ritmi dhe pesha e fjalës është një kushtrim i vërtetë, bukurinë e së cilës vetëm kënga labe mund ta shprehë “Në gjininë e saj”. Pra kënga labe nuk është tingëllimë zilesh nga kopetë e bagëtive, por bota shpirtërore, politike dhe ekonomike e ngritur në art, apo dhe në humor.



Grupi i Bënçës



Për të kuptuar këtë e më tej duhet më tepër punë profesionale, dhe një kulturë më e gjerë artistike. Ja si e shpreh kënga labe forcën e bukurisë dhe të dashurisë.

Thëllëza që shkon mbi vesë,

Më erdhe larë në djersë.

Tani që të kam me vete,

U bëra sa shtatë dete!

Cili poet e ka shprehur kaq bukur, dhe i ka kënduar kaq ëmbël e me fjalë të zgjedhur vajzës së bukur që nuk ecën, por fluturon. Ajo shkel mbi vesë aq lehtë, ja kalon balerinës që do ishte thjesht një shprehje profesionale. E larë me rrezet e diellit të mëngjesit për të vajtur te i dashuri. Shiko imazhin e saj të hollë. Kombinimi i zërave për të pasqyruar sa më të plotë e më të brishta lëvizjet e saj, tingujt e shoqëruar nga një iso e ëmbël që rrjedh si një simfoni e plotë të pasuron fantazinë dhe bën të ndjesh kënaqësinë deri në qelizat më të largëta të trupit. Çfarë ndjen dëgjuesi në këngën “Vajzë e valëve”? Kjo këngë vjen nga shekujt e rend drejt shekujve e ëmbël e dhimbshme. Sa herë që e dëgjon të duket se po e dëgjon për herë të parë e të lind dëshira ta ridëgjosh. Ja dhe mesazhi i saj. Një vajzë ka dalë në breg të detit, hedh vështrimin në thellësi të tij, prej ku ka ikur dashuria e saj. Valët mërmërisin dhe ajo këndon.

Ju të bukur zogj

Te ju kam një shpresë.

Ju që shkoni det e male

Dua tu pyes e mjera , dua tu pyes.



Mos e patë, rron apo nuk rron

Ndonjë lajm a ndonjë letër

Vallë a më dërgon, e mjera...

Vallë a më dërgon!?

Isua e saj dhe dhimbja mund të krahasohet vetëm me forcën e valëve dhe thellësia e dhimbjes më atë të detit. Ajo e mallëngjyer i kërkon detit ti kthejë dashurinë pa të cilën nuk mund të rrojë, dhe që nuk mund ta ndërrojë siç ndodh shpesh në kohën e sotme.

Të dyja këto janë këngë labe por ngjashmëria mes tyre është e ndarë nga një hendek i madh ndjenjash që nuk ngjajnë aspak njëra me tjetrën, ashtu si nuk ngjan dhe lumturia me dëshpërimin. Ja dhe një e tretë e cila është këngë heronjsh dhe himn trimërie e burrërie. Lebërit i këndojnë Ali Pashës Tepelenës.



Ali Pashë Tepelena



Madhështia e saj kuptohet që në titull. Kur dihet që Aliut i kanë prerë kokën në pabesi dhe e çojnë në Stamboll, kënga labe simbolizon.

Ali Pasha vjen më këmbë.

Doli Ali Pasha, doli,

Po hyn koka nga Stambolli,

Krahë hapur qëndron dera,

E pret veziri mbi bedena.



Gjatë udhëtimit të tij për në Stamboll, zogjtë ndalojnë cicërimat, krojet rrjedhin dhimbje, malet heshtin...po kalon ai Aliu, Luani i Janinës.

Aliu,

Nis e kuvendon me malet,

Flet për kohërat, flet për hallet.

Teksti shoqërohet me një thirrje luftarake të marrësit, kthyesi bashka-ngjitet me thirrjen e tij dhe thërret në iso grupin i cili në shpërthim të harmonizuar ngjan me një grup luftëtares që bëjnë thirrje. Isua e gjatë ngjan me një funeral të gjatë i cili e çon kokën e Aliut fitimtare në kryeqendrën me emrin Stamboll. Për ta bërë më të fuqishme këngën refreni përsëritet dy herë për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit dhe vlerat e kortezhit të Aliut. Nuk po përmendim këtu këngët humoristike, të natyrës, për punën apo marrëdhëniet në familje e shoqëri. Si mund të quhet këngë barinjsh kur në katalogun e saj të krijimtarisë përfshihen të gjitha fushat e jetës. Ngjyrat e saj dhe shijet janë nga më të ndryshmet nga mënyra e ritmit dhe e formës, po ashtu dhe të shumëllojshme. Kjo i ka bërë që të ndahen njëra nga tjetra për veçoritë ndonëse janë të gjitha të veshura në kostumin që quhet “Këngë labe”.Ato ndahen, në këngë Himariote, Gjirokastrite, Tepelenase dhe në nën grupe .Kënga e Vranishtit, e Lazaratit, e Lapardhasë etj.

Dhe diçka tjetër që studiuesve tanë të nderuar u ka shpëtuar nga maja e penës apo aftësia profesionale për të kuptuar që: Vërtet deri tani folëm për vlerat e mëdha të këngës labe, por, kjo ishte vetëm gjysma e punës.

Është vetëm njëra faqe e artit muzikor të Labërisë. Ana tjetër është po kaq e lavdishme sa e para. Do flasim pak dhe për vallen labe.





Për vallen që luhet pa vegla muzikore, por që është po kaq emocionale, tërheqëse, e dashur dhe kuptim plotë sa dhe kënga. Muzika del nga kraharorët e valltarëve në të shumtën e herëve por dhe nga grupi i këngës. Kombinimi i tekstit me koreografinë dhe qëllimin që mban në vetvete, e bëjnë shikuesin dhe dëgjuesin, të ndodhur mes tekstit dhe lëvizjeve, të mbetet i mahnitur e të ndjekë me kujdes të gjitha lëvizjes. Që nga mënga e gjëra të këmishës që hapen si krahë pelikanësh në erë , të hapave e xhufkave të kuqe si zjarre në majat e këpucëve karakteristike. Fustanella shpaloset njëkohësisht duke e veshur ambientin me ngjyrën e bardh dhe atë të kuqe të jelekut, valltarët nën ritmin e tekstit e kthejnë pistën e valles në një vatër zjarri që nga lëvizjet ritmike duket sikur bubulon, duke ndezur në shpirtin e pranishmëve dëshirën për të qenë pranë, dhe brenda saj. Nuk mund të rri pa përmendur këtu “Jelek verdha veshurooo” “Rashë e theve këmbën” e në veçanti vallen humoristike “Si e shtypim ne piperin”.

Dihet që fustanella labe ka 2oo pala në formën e një ombrelle, me mbyllje në mes. E hapur, ajo arrin deri në 15 metra gjatësi, dhe gjerësia sipas shtatit të atij që e vesh. Kur valltari hidhet në ajër duke rrahur me pëllëmbë xhufkën e kuqe në këpucë apo tokën, në momentin e uljes fustanella e hapur i ngjan një parashute me kokë pushtë. Ajo në këto çaste duket sikur zbret nga qielli valltarin, dhe në shpirtin e të pranishmëve gëzimin, përfshirë dhe kënaqësinë estetike dhe koreografike.

Kur i shikoja në fëmijërinë time më dukej se këta njerëz nuk kërcenin, por fluturonin. Ky fluturim ka mbetur i pa shlyer në kujtesën time deri në këto çaste që po shkruaj. Nuk kam jetuar kurrë në zonat e jugut, por në pushimet e shkollës në Përmet më çonin njerëzit e mi nëpër dasma e gëzime.

Do më falni por kur Bajroni shkruante për “Bijtë e shqipes” kishte parasysh lebërit që takoi në oborrin e Aliut, pavarësisht se ne i quajmë thjesht Arvanitas. Grekët, fustanellën për të cilën ka kaq diskutime e kanë marrë nga Labëria. Dhe ndodh njëlloj si me atë që thamë më lart për këngën. E shkurtuan atë, deri sa e bënë minifund dhe ja humbën vlerat e vërteta të trashëguara nga tradita e thellë dhe e lashtë e Labërisë. Në asnjë nga pikturat botërore që paraqesin fustanellën “qoftë kjo dhe sipas motivit grek” ajo nuk paraqitet e shkurtuar dhe e gjymtuar. Revolucioni grek nuk mund të përfytyrohet pa këngën “thirrjen për luftë të Suliotëse” dhe pa fustanellën e bukur që në luftë e sipër e bën labin të ngjajë me një zog të madh fluturues me krahë fustanelle. Jo pa qëllim Bajroni këtë veshje e bëri të pa vdekshme në galeritë e botës së qytetëruar.

Ky është me pak fjalë portreti i Labërisë dhe i shpirtit të saj të shprehur në këngë. Mendoj se vlerat e saj nuk mund të përfshihen në një shkrim si ky por, mendoj se ky do jetë vetëm një nismë për tu pasuar nga materiale të tjera historiko-muzikologjike, apo Etnografiko –topografike e më tej.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Re: Histori nga laberia shqiptartare ne zonen e jugut te shqiperis   Sat Dec 11, 2010 4:28 am




Labëri ta thura këngën/ moj e bukur Labëri/ tek ty lindëm dhe u ritëm/ të kujtojmë me krenari. Këto janë disa nga vargjet e këngës së njohur për Labërinë, kënduar nga Poni. Kjo këngë ishte kolona zanore e aktivitetit madhor që u zhvillua të premten në Teatrin Petro Marko të qytetit të Vlorës me rastin e 100 vjetorit të Klubit Labëria.

Organizator të këtij aktiviteti ishte Bashkia Vlorë dhe Shoqata Labëria, por i gjithë aktiviteti organizohej nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Vlorës zotit Shpëtim Gjika. Ka dy muaj që në qytetin e Vlorës po organizohen veprimtari në përkujtim të krijimit të Klubit Labëria, vizitave të patriotit të madh Ismail Qemalit, krijimit të shkollës së parë shqipe të Vlorës, etj. Këto veprimtari i hapën në fillim të muajit nëntor, ku në Vranisht u përkujtua 100 vjetori i vizitës së patriotit Ismail Qemali dhe dhurimit prej tij të dy abetareve shqipe për fëmijët e Vranishtit. Më pas në Vlorë u organizua një sesion shkencor me rastin e 100 vjetorit të Klubit Labëria, organizuar nga Muzetë e qytetit dhe Bashkia. Po në këtë kuadër u festua 100 vjetori i shkollës së parë shqipe të Muradies, nga e cila kanë dalë figura me përmasa kombëtare.

Të gjitha këto veprimtari do të kishin një kulm dhe pikërisht Shoqata Labëria si vazhduesja e drejtpërdrejt e Klubit Labëria, mbështetur nga Bashkia Vlorë do të mblidhnin në Teatrin Petro Marko kaq shumë burra atdhetar, familje të patriotëve që themeluan një shekull më parë Klubin Labëria.

Qëllimi i këtij aktiviteti nuk ishte vetëm të përkujtohej thjeshtë 100 vjetori i Klubit Labëria, por të vlerësoheshin dhe identifikoheshin më me dinjitet figurat e patriotëve që e themeluan këtë Klub të famshëm, i cili me veprimtarinë e tij atdhetare do të ishte pararoja e shpalljes së Pavarësisë sonë Kombëtare.

Aktiviteti u zhvillua në formën e një spektakli artistik me pjesëmarrjen e grupeve brilante të Vranishtit, Dukatit dhe Himarës, si dhe këngëtar dhe artistë të tjerë me libret të poetit Petrit Ruka. Salla e Teatrit Petro Marko gjëmonte nga patriotizmi, ndërkohë që në sfond shfaqej një dokumentar i Petrit Rukës për 100 vjetorin e Klubit Labëria, ku parakalonin me radhë figurat e patriotëve që e krijuan Klubin Labëria të kryesuar nga kryetari i nderit të atij klubi patrioti i madh Ismail Qemal bukuria.

Të sallë të shihte syri shumë figura të spikatura të popullit tonë gjatë këtyre viteve. Ishin ulur pranë e pranë Qytetari Nderi i Vlorës, Presidenti Alfred Moisiu, Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Shpëtim Gjika dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut zoti Agron Sharra. Aty pranë ndodheshin Kryetari i Shoqatës Kombëtare Kulturore Atdhetare zoti Ago Nezha dhe nënkryetari i saj, botuesi i njohur Fatmir Toçi.



Përshëndetja e personaliteteve

Pas dokumentarit të Petrit Rukës aktivitetin e deklaroi të hapur Kryetari i Shoqatës Labëria për Vlorën zoti Sejmen Gjokoli, i cili ndër të tjera tha: Jemi mbledhur këtu që të gjithë së bashku të kremtojmë e të kujtojmë një ngjarje që ka ndodhur plotë 100 vjet më parë, ku djalëria e burrëria vlonjate, por edhe nga krahina të tjera të vendit themeluan në Vlorë Klubin Labëria, këtë vatër të zjarrtë të mendimit dhe veprimit, që i priu me shumë aktivitet dhe dinjitet ditës së madhe të shpalljes së Pavarësisë.

Mirëse keni ardhur Presidenti Moisiu Qytetar Nderi i Vlorës, por edhe ju zotërinj deputet, autoritete të pushtetit vendor, drejtues të shoqatave simotra, që edhe në kuadër të 17 vjetorit të krijimit të Shoqatës Labëria të nderojmë aktin e madh të gjithë atyre që emrin e Labërisë e vunë në ballë të lëvizjes për liri e pavarësi, plotë një shekull më parë. Kursesi Shoqata Labëria por edhe Bashkia Vlorë nuk mund të rinin indiferent e ta anashkalonin këtë jubile shekullor të Klubit Labëria. Kjo që po bëjmë është më e pakta që mund të bëjmë për ata burra mëmëdhetar e vizionar, që në krye të Klubit Labëria President Nderi patën Ismail Qemalin, njeriun që pas katër vitesh, pikërisht në Vlorë, shumë pranë selisë së Klubit Labëria do të ngrinte Flamurin kuqezi të pavarësisë. Do të doja që në emër të kryesisë së shoqatës dega Vlorë, të falënderoja forumin e shoqatës Labëria, të cilët kanë zbritur të gjithë në Vlorë, për miratimin një zëri që ata i bënë propozimit tonë për të dhënë vlerësimin Mirënjohja e Labërisë themeluesve dhe drejtuesve kryesor të Klubit Labëria, ashtu siç janë të evidentuar në muzeun e qytetit pa asnjë censurë e për herë të parë pa asnjë retush.

Me këtë rast ndarja e diplomave kufizohet vetëm në 36 personat e evidentuar në stendat e muzeut, ndërkohë që u shprehim mirënjohjen dhe respektin e thellë edhe mjaftë burrave të tjerë, që kohë pas kohe kanë qenë pjesëtar e veprimtar të shquar të Klubit Labëria. Le të mbetet detyra jonë për ti vlerësuar në vazhdimësi edhe të tjerë veprimtar të Klubit Labëria, u shpreh zoti Gjokoli.

Në emër të Kryesisë së Shoqatës Labëria Tiranë përshëndeti nënkryetari i Shoqatës Labëria zoti Fatmir Toçi.

Kjo sallë mbushet gjithmonë plotë sa nuk ka më vend kur bëhet fjalë për Labërinë tonë dhe për vëmendjen që duhet të kemi ndaj vendlindjes, u shpreh Toçi. Më lejoni të falënderoj të gjithë juve që sot jeni bashkë me ne në këtë festë të madhe, në këtë përvjetor të lavdishëm të një prej organizatave më të shquara që ka nxjerr ky vend në këto 100 vjet. Falënderoj pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Presidentit Alfred Moisiu, të cilin Vlora e ka nderuar, por edhe ai gjithmonë ka vëmendjen dhe vlerësimin maksimal për Vlorën. Falënderoi Kryetarin e Bashkisë së Vlorës zonin Gjika, i cili jo sot ka qenë pjesë e këtij organizimi, por në të gjitha rastet kur është kërkuar bashkëpunim, mbështetje për Shoqatën Labëria. Më lejoni të falënderoi për pjesëmarrjen deputetët që na kanë qëndruar pranë kur ka qenë nevoja, por edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, në mënyrë të veçantë zotin Sharra, i cili sot gjendet midis nesh në këtë aktivitet që të gjithëve na bashkon sipas mesazhit të madh që na kanë lënë themeluesit e mëdhenj të këtij klubi, që për fatin e madh ne sot mbajmë emrin e tij si trashëgimtar të tyre, Shoqata Kulturore Labëria.

Është shumë e rëndësishme për tu theksuar pasi, jo shumë është theksuar nga historiografia jonë, që ky klub e ka nisur aktivitetin e tij katër vjet përpara se të hidheshin themelet e shtetit të ri shqiptar, pas 500 vjetësh robëri në një Perandori të stërmadhe të kohës. Është veprimtaria e këtij klubi që nxiti edhe shumë shoqata të tjera dhe klube të asaj kohe, që brenda një viti u bënë rreth 40 në gjithë Shqipërinë, që krijoi klimën për shtetin e ri shqiptar që po vinte. Nuk është fare e rastit që Presidenti i nderit, një nga themeluesit e Klubit Labëria ka qen ai burri i madh, shtetari i madh Ismail Qemali, i cili do të hidhte themelet e shtetit të parë shqiptar në historinë tonë kombëtare. Është një emër i madh me të cilin mburret jo vetëm Vlora dhe Labëria, por mburret çdo shqiptar që emrin e tij e mbajnë gjithë institucionet më të rëndësishme në këtë qytet të bekuar, që e mban edhe Universiteti i Vlorës dhe do ta mbaj gjithmonë sa të ekzistoi ky Universitet.

Më lejoni të them që Shoqata Kulturore Labëria vetëm një vit pas ndryshimeve politiko-sociale që ndodhën në këtë vend e ringjalli Klubin Labëria. Sot ajo feston 17 vjetorin por unë do të thoja që shoqata do të ishte mirë që gjithë vitet e ardhshme të filloi të festoi 101 vjetorin, 102 vjetorin e themelimit të saj, sepse ajo është trashëgimtarja e denjë e atyre burrave që hodhën mesazhet më të mëdha patriotike. Është vatra që sot ne na mban gjallë kudo që jemi. Është mirë të jetosh në Vlorë me shpirtin luftarak, me shpirtin patriotik mes isos së polifonisë labe, por ne që jemi jashtë Vlorës dhe ata që janë jashtë kufijve e kanë vatrën e tyre që mban ndezur gjithmonë zjarrin e madh të patriotizmit dhe të vëmendjes ndaj vendlindjes sonë të bekuar siç është Vlora dhe Labëria. Në fund dua të kujtoj se burrin më të madh të kombit e ka nxjerr nga radhët e saj Klubi Labëria, kjo shoqatë, që ndoshta është nga më të rëndësishmet në shkallë vendi, u shpreh zoti Fatmir Toçi.

Ismail Qemalit i duhej një Flamur dhe një këngë për të bërë shtetin shqiptar.

Poeti Petrit Ruka do të ngjitej më pas në skenë dhe do të deklamonte vargje mistike për burrin më të madh të kombit tonë, babain e pavarësisë kombëtare Ismail Qemali.

Ne sot nuk po bëjmë gjë tjetër veçse kemi ardhur të përulemi, të përulim kokën tonë edhe njëherë përpara atyre shpirtrave të mëdhenj që 100 vjet më parë në Vlorën tonë, në këtë Mekë të patriotizmit, të djepit tonë, në vendin ku falemi, në vendin ku marrim zjarr dhe krenohemi, të përulemi edhe një herë dhe të mos bëjmë asgjë më shumë, asgjë më pak vetëm se, të bëjmë një përshpirtje të madhe në emër të atyre burrave që bënë me frymën e tyre Shqipërinë që po gëzojmë sot. 100 vjet më parë ky burrë i jashtëzakonshëm, me atë ballë të lart, të gjer, ku duket se janë ulur tërë hallet e kombit, kishte 30 vjet në atë ballë që projektonte Shqipërinë, 30 vjet që mbante të fshehtë në zemër ëndrrën e tij të madhe, që punonte milimetër pas milimetri, sekondë pas sekonde dhe që kishte përball një nga perandorit superfuqinë më të madhe të kohës. Kur dukej një çmenduri e madhe se si mund të krijohej një komb nga asgjëja. Por ai ishte një burrë që fliste 9 gjuhë të huaja. Ai ishte një burrë që merrte besimin e madh te Evropës. Ai ishte një burrë që e dinte se një komb, ndryshe nga shteti që bëhet me shkresa, me harta, me kilometra, me deklarata, bëhej ndryshe, bëhej me një këngë e me një flamur. Dhe flamurin Ai e kishte, vetëm se duhet ta nxirrte këtë Flamur nga errësira, ta ngrinte lart. Për të bërë një komb i duhej edhe një këngë. Dhe në vitin 1908 Ai shkoi në Bukuresht dhe porositi shoqatën e djemve të Bukureshtit ti bënin një këngë. Dhe Asdreni brenda një nate shkroi ato vargje të jashtëzakonshme. Se Zoti vet e tha me gojë/që kombet shuhen përmbi dhe/por Shqipëria do të rroj/për të, për të luftojmë ne.

Pra plaku i shenjtë i Vlorës tani kishte dy gjera me të cilat bëhej një komb. Kishte një Flamur, kishte dhe një këngë. Dhe e dinte shumë mirë që në Vlorë kishte me qindra burra që mund të vdisnin për këtë ëndërr. Prandaj erdhi dhe themeloi atë klub të famshëm dhe ne nuk kemi luksin ta tejkalojmë këtë festë, ndryshe nga instancat shtetërore. Ne që jemi stërnipit e tyre duhet të kemi vëmendjen e duhur sepse është një nga ngjarjet më të mëdha. Ajo është kapsolla që ndezi atë fishekzjarr të madh pas katër vjetësh. Dhe mendoni që iu deshën vetëm 4 vjet për të bërë atë mrekulli të madhe, të bënte Shqipërinë komb, ta bënte Shqipërinë shtet.

Sot pas 100 vjetësh ne vijmë këtu për tu përulur, vim për ti respektuar. Shoqata ka menduar që të ndaj disa diploma dhe diplomën e parë Mirënjohja e Labërisë e merr Ismail Qemali. Ju do të thoni, a ka nevojë Ismail Qemali për një diplomë? Ky njeri që i ka marrë të gjitha diplomat, ky njeri që ka 1000 këngë, që nga Çamëria e deri në Preshevë. Ky njeri që i ka marrë të gjitha, ku çdo shqiptar 7 vjeçar sapo mëson shqip, mëson emrin e tij të parin. Por ne i japim atij një diplomë tub thjeshtë mirënjohje në emër të Shoqatës Labëria, sepse nuk është gjë tjetër veçse është një tjetër përkulje koke përpara këtij shenjtori të madh që bëri Shqipërinë.

Unë kam nderin e jashtëzakonshëm të ftoi sot Presidentin Moisiu, Qytetar Nderi i Qytetit të Vlorës, të bëjë akordimin e kësaj diplome Kryetarit të Shoqatës Kanina zotit Ymer Yzeiri.



Presidenti Alfred Moisiu

Unë ju falënderoi për ftesën për të qenë prezent në këtë festë të madhe të këtij Klubi të madh, kësaj dite të madhe dhe këtij homazhi për njeriun e madh të Vlorës, për Ismail bej Vlorën..

Kur më thanë për të qenë këtu nuk hezitova dhe menjëherë thashë PO do vi. Do vi në radhë të parë sepse Labëria ka qenë një nga djepet më të hershme, më të shquara për atdhetarizmin tonë, dhe kjo është gjë e madhe. Dhe e dyta, siç u tha edhe këtu, unë dhe vet jam lab si i thonë fjalës. E para sepse jam krushk në Labëri dhe nderin që më bëri Bashkia e Vlorës duke më shpallur Qytetar Nderi të këtij qyteti të lavdishëm. Më vjen mirë se u ula midis dy përfaqësuesve të dy forcave kryesore politike të vendit tonë, zotit Sharra dhe zotit Gjika dhe unë si konsensus që kam qenë, jam dhe do të jem sepse për mua gjithmonë gjithçka ka qenë Shqipëria.

Unë ju ftoi të gjithëve, jo vetëm ju që jeni këtu në sallë por gjithë shqiptarët, gjithë politikën shqiptare. Në radhë të parë të mendojmë për Shqipërinë pastaj për vete. Urime të gjithëve për këtë festë. Faleminderit.

Më pas Presidenti Alfred Moisiu i ka dorëzuar diplomën e mirënjohjes Kryetarit të Shoqatës Kanina vendlindjes së Ismail Qemalit, zotit Ymer Yzeiri.

Diplomat e mirënjohjes së Labërisë u tërhoqën nga të afërmit e të nderuarve, të cilët falënderuan Shoqatën Labëria dhe Bashkinë e Vlorës për këtë vlerësim.

Shoqata Labëria dhe organizatorët e këtij aktiviteti falënderojnë përzemërsisht për mbështetjen e gjithanshme dhe të pakursyer Bashkinë Vlorë dhe Kryetarin e saj zotin Shpëtim Gjika, Muzeun Etnografik, Hotel New York si dhe zotërinjtë Artur Çobo, Hasan Mane, Cane Hitaj, Tanush Shaska, Arben Meksi dhe Sali Velo.

Nderohen grupet polifonike të Vranishtit, Dukatit dhe Himarës me mirënjohjen e Labërisë.

Grupi i Dukatit është një minierë madem floriri i këngës labe. Kënga e tyre është e pasur me magjinë e kumbimit të maleve shqiptare, por edhe me butësinë e trëndelinës së Labërisë. Ky grup u nderua me diplomën e mirënjohjes së Labërisë, të cilën e akordoi nënkryetari i Shoqatës "Labëria" zoti Gafur Duda.

U nderua me mirënjohjen e Labërisë grupi polifonik i Vranishtit, diplomën e të cilit e tërhoqi zoti Muhamet Tartari. Po ashtu, u nderua me diplomën Mirënjohja e "Labërisë" grupi polifonik i bregdetit të Himarës, të cilën e tërhoqi zoti Kristo Çipa.

Të tre këta grupe dhanë një koncert me këngë polifonike të klasit të lartë, ndërkohë që grupi i Vranishtit kërceu vallen e kënduar "Cili je ti more burrë".

Në fund Kryetari i Bashkisë së Vlorës zoti Shpëtim Gjika i akordoi Shoqatës "Labëria" diplomën "Mirënjohja e Qytetit të Vlorës", të cilën e tërhoqi Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare "Labëria" zoti Ago Nezha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Fotografi nga Laberia   Sat Dec 11, 2010 4:33 am

















Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Fotografi nga Laberia   Sat Dec 11, 2010 4:40 am









Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e qytetit te bukur bregdetar vlora   Sat Dec 11, 2010 4:44 am



Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.

Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të "Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj - "Vajza aulonase", një skulpturë "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.


Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.


Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.


Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.


Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.


Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi" (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa Kombëtare" etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia E Sarandes   Sat Dec 11, 2010 4:45 am




Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port
detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I
p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e
preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i
vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV
qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke
mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me
kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike
paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur
shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh
dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga
12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes
nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen
perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda
(Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit
XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i
lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne
fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht
''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua
nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk
hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u
ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer
trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap
shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj
dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit
dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe
aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990
popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas
statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Një histori e shkurtër e Gjirokastrës    Sat Dec 11, 2010 4:48 am



Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.

Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.

Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V - II p.e.s., shekujt V - VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII - XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).

Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.

Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.
Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.

Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.

Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.

Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste). Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.

Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.

Sot Gjirokastra është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e korces   Sat Dec 11, 2010 4:50 am



Historia
Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti
ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit
është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7
mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114
centimetra.
Ekonomia
Ekonomia e qytetit të Korçës i ka
themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa
përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht
sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit,
sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi
të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në
këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një
rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik
sipas standarteve të BE-së.
Kultura
Korça përbën një nga qendrat
kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në
qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur
shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e
parë ne Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin
1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e
huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare
Transporti
Korça
është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet
181Km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse
tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi
rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri
që plotësojne standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth
30'. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë,
por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma
shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë
qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë
bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të
përmirësohet më tej sektori i transportit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: HISTORIA E TEPELENES   Sat Dec 11, 2010 4:53 am



Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

Rrethi i Tepelenës është një nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Tepelenës ka 55,000 banorë (sipas 2005), një sipërfaqe prej 817 km2.Në rrethin e Tepelenës mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqesohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellatspeleologjisë turistike e studimore. Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5.8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmete të tjera ka patur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e rreshjeve është 1426 mm. Ujrat sipërfaqesore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje). Ujrat nëntokësore përfaqesohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormovë, Lekel, Bençë, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj. dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe

Rrethi i Tepelenës ështëe i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të perzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000m.Kryeqendër e rrethit ështëTepelena.

Memaliaj
Qyteti Memaliaj është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri, por vëmëndja për kete zonë të pasur kishte lindur ne vitet ‘30 me ekspeditat e ndryshme te specialistve italian .Gjatë periudhes së monizmit Memaliaj ishte nje nga qëndrat prodhuese me kryesore të vendit.Në vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton në vit.Me ndërrimin e sistemeve rëndesia e minierës u ul ndjeshëm.Kriza ekonomike dhe veshtirsitë e një ekonomie tregu bën që miniera të shkoj drejt mbylljes. Qyetit Memaliaj është i vendosur rreth 7 km në veri të Tepelenës.
Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral “Tepelena”, ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.

Prodhimi i ujit, ështe një nga të ardhurat kryesore të rrethit, dhe përbënn një nga firmat më të suksesëshme të ujit mineral në rajon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e Lushnjes   Sat Dec 11, 2010 4:54 am



Si qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё.

Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё.

Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorё.

Nga viti 1924-1939 Lushnja pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.Gjatё kёtij 15 vjecari ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё.

Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij kombi.

Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё “Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё. Nё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit.

Mori pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e Fierit   Sat Dec 11, 2010 4:56 am



Rrethi i Fierit perben njeren nga 36 ndarjet territoriale te Republikes se Shqiperise te quajtura rrethe. Ai shtrihet ne rajonin perendimor te vendit duke zene pjesen jugore te Fushes se Myzeqese. Territori i tij ndodhet midis ketyre koordinatave gjeografike: gjeresi gjeografike 40o57'05", (veri) dhe 40o33'06", (jug) si dhe gjatesi gjeografike prej 19o49'48" ne lindje dhe 19o18'29" ne perendim.
Fieri kufizohet nga veriu me rrethin e Lushnjes, ne lindje me rrethin e Beratit, ne juglindje me rrethin e Mallakastres, ndersa ne jug me rrethin e Vlores. Brenda kufijve te ketij rrethi shtrihet nje siperfaqe toke prej 793 km2 dhe nje popullsi prej 254 123 banoresh1.
Ketu perfshihen edhe qytetet Fier, Patos, Roskovec dhe 117 vendbanime rurale (fshatare). Fieri ka nje dalje te gjere ne detin Adriatik duke filluar nga grykederdhja e Lumit Seman ne veri e gjere ne grykederdhjen e Lumit Vjosa ne jug. Territori ka nje reliev kryesisht fushor me nje lartesi mesatare prej 154 m mbi nivelin e detit. Ne pjesen veriore dhe perendimore te rrethit shtrihet fusha e Myzeqese se vogel kurse ne pjesen juglindore shtrihet zona kodrinore e Mallakastres, e cila sherben si zone nderlidhjeje ndermjet ultesires perendimore dhe krahines malore jugore.
Ultersira e Myzeqese se Vogel qe shtrihet nga Semani ne Vjose nuk eshte krejt e rrafshet. Ne te shtrihen ne drejtimin jug-veri krodrat e Ardenices (174 m). Kjo fushe eshte perbere nga toka argjilore te papershkueshme. Ujerat nentokesore jane shume afer siperfaqes se tokes duke ndikuar shume ne perberjen e lageshtires ne kete treve.
1. Vjetari Statistikor Fier.1999
Formimi gjeologjik i kesaj ultesire eshte bere rreth 1.5-2 milion vjet me pare kur Semani dhe Vjosa filluan depozitimet e tyre aluvionale duke krijuar formacione lyshterore. Perberja e tokave eshte e tipit kafe, te kripura, te kripura te bardha, sodike etj. Kodrat qe pershkojne kete fushe perbehen nga masa te periudhes neogjenike. Ato nderpriten ne veri te qytetit ne bregun e lumit Seman, per te vazhduar ne vargun e kodrave te Pojanit (105 m) dhe te Peshtanit. Ketu ndodhet edhe kuota me e larte e tyre prej 302 m, Likovuni. Me ne jug te kodrave te Peshtanit ngrihet kurrizi kodrinor i Varibobit i cili zbret drejt lumit Vjosa.
Ne pjesen juglindore te Fierit shtrihet zona kodrinore e Mallakastres (se bute). Kodrat e saj shtrihen ne lartesine 200-300 m dhe jane te perbera prej flishit, molasave dhe gelqeroreve. Keto formacione ulen gradualisht drejt veriut deri sa zhduken ne Myzeqe. Pergjate ketyre kodrave dhe lumit Vjosa shtrihet fusha e Cakranit, e cila vazhdon pergjate lumit deri ne afersi te Hekalit. Ne pjesen jugore te Fierit pergjate bregut te djathte te Vjoses se Poshtme ndodhet edhe fusha e Frakulles, midis Myzeqese dhe fushes se Cakranit. Hidrografia e rrethit te Fierit perbehet nga lumenjte Seman, dega e tij Gjanica dhe Vjosa e Poshtme. Lumi i Semanit pershkon me dredhime 61 km ne Fier ne fushen e Myzeqese. Ne veri te qytetit prane fshatit Mbrostar ai merr me vete edhe Gjanicen, dhe derdhet ne det duke formuar nje delte te madhe. Gjanica eshte nje nga afluentet e Semanit. Pasi pershkon 42 km pergjate Mallakastres, ajo futet ne qytetin e Fierit dhe me pas bashkohet me Semanin. Lumi i Vjoses pershkon 75 km te rrjedhes se tij te poshtme duke sherbyer si kufi midis rretheve Fier dhe Vlore. Klima eshte tipike mesdhetare me vere te ngrohte dhe te thate dhe dimer te bute dhe te lagesht.
Temperatura mesatare vjetore eshte 15oC. Muaji me i ftohte Janari karakterizohet nga nje mesatare prej 7.2oC, ndersa muaji me i ngrohte Korriku shenon nje mesatare prej 23-24oC. Rreshjet bien ne forme shiu, kryesisht ne stinen e dimrit. Sasia mesatare e tyre arrin shifrat 986-1000 mm. Rrezatimi diellor llogaritet ne 226.32 kwh/m2 duke numeruar rreth 2000 ore ne vit. Kushtet e favorshme klimaterike dhe relievi i alternuar fushoro-kodrinor, pasurite ne faune dhe flore, me pellgje ujore kane ndikuar ne popullimin e kesaj treve qysh ne periudhen prejhistorike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: historia e Mallakastres   Sat Dec 11, 2010 5:00 am




Reformat e Tanzimatit ishin reforma me permbajtje kapitaliste. Ato do ti jepnin tjeter pamje Perandorise Osmane dhe filluan te zbatohen ne Shqiperi gjate vitit 1845.

Sipas tyre shqiptaret nuk njiheshin si kombesi me vete, ndersa mbi popullsine vendosej nje sistem i ri taksash si dhe futej sherbimi i rregullt ushtarak. Keto masa shoqeroheshin me riorganizimin dhe me vendosjen e administrates se re turke. Ne keto kushte filloi pakenaqesia e masave popullore ndaj autoriteteve osmane. Shkaku kryesor i saj ishte rekrutimi ushtarak dhe aplikimi i taksave nga nje administrate krejtesisht e huaj, turke. Kjo administrate shihej me armiqesi sepse, nga njera ane ajo nuk njihte gjuhen dhe zakonet e vendit, ndersa nga ana tjeter ajo kishe ardhur me deshiren per tu pasuruar nepermjet korrupsionit dhe abuzimeve. Per ti bere balle zbatimit te reformave, qe godiste interesat e tyre kreret e Shqiperise se jugut u mblodhen ne qershor te vitit 1847 ne Mesaplik te Vlores. Ketu u formua beselidhja e perfaqesuesve te Shqiperise se Jugut qe u quajt “Lidhja Kombetare Shqiptare”. Kjo organizate mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me ne krye Zenel Gjoleken. Ky komitet caktoi ne kete kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes ne krahinen e Mallakastres e mori persiper Rrapo Hekali.

Emri i vertete i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga nje familje me origjine nga fshati Hekal. Pasi sherbeu per nje kohe te gjate si ushtarak ne ushtrine turke ne Arabi, Rrapua beri karriere ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi nje fare pasurie. Me keto para ku u kthye ne atdhe dhe bleu nje çiflig ne Levan (Fier), ku nisi administrimin e tij. Ne fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundershtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, beri qe ne maj te vitit 1847 te shperthente kryengritja antiturke, ku ai luajti nje nga rolet kryesore. Gjate zhvillimit te saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Beselidhja e Sinjes, ne te cilen mori pjese paria e Mallakastres1 dhe krahines se lumit te Vlores.

Udheheqesit e Mallakastres ishin: Rrapo Hekali, Zeqo Xhafo Karbunara, Orhan Bardha, Shaban Peshtani, Zenel Xhafo Aranitasi, Lulo Duraj dhe Yzeir Mahmutaj nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Yzeir Cakrani, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Hyso Qesarati, Dule Mato, Sadik Luftinja, dhe Sulejman Çelo Toçi.
Ketu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do te drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kesaj mbledhjeje Rrapua shkoi ne fshatin e lindjes ne Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenje, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povles ku u be bashkimi i luftetareve te Mallakastres, Myzeqese dhe lumit te Vlores, nen thirrjen “Besa-Bese”. Autoritetet turke te Beratit vendosen qe ne kushtet e zgjerimit te kryengritjes ta shtypnin ate, duke derguar trupat e tyre drejt Mallakastres se Siperme, ku ndodhej qendra e levizjes.

Ndeshja kryesore midis forcave osmane te drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashe Vrioni dhe kryengritesve te drejtuar nga Rrapo Hekali, u be ne korrik 1847 ne fshatin Greshice. Pozicionet midis dy forcave kundershtuese kalonin ne nje front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin nje efektiv prej 2400 ushtaresh,1 kurse forcat e kryengritesve arrinin ne 800 veta. Luftimet ne Greshice zgjaten 3 dite e 3 nete dhe perfunduan me thyerjen e ushtrise turke. U vrane 230 ushtare, u kapen rob edhe tre komandantet e batalioneve, midis tyre Isuf Bej Vrionin, Islam dhe Sulce beun. Kryekomandanti i ekspedites Hysen Pashe Vrioni mundi te çante rrethimin dhe nepermjet Gradishtes, Rromesit e Cakranit mberriti ne Fier, me nje pjese te forcave te shperndara nga luftimet.

Pas ketij suksesi kryengritesit ekzekutuan ne Sinje tre komandantet turq dhe ju drejtuan Beratit, te cilin e pushtuan ne 1 Gusht 1847. Kjo ishte nje tjeter arritje e rendesishme e kesaj levizjeje popullore, me e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqiperise se jugut kunder Tanzimatit. E shqetesuar per perpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke derguar kunder kryengritesve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelise Derbihor Reshit Pashen. Ai u nis nga Manastiri ne krye te 15 000 ushtareve te inkuadruar ne 7 divizione, dhe te paisur me artileri te lehte malore. Pas luftimeve te pabarabarta kryengritesit e braktisen qytetin e Beratit dhe u shperndane per te vazhduar qendresen te organizuar ne çeta. Me shtypjen perfundimtare te kryengritjes se vitit 1847 ne Shqiperine e jugut autoritetet turke munden te arrestonin Rrapo Hekalin.

Eqerem Yzeiri “130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres”, “Veprimet luftarake te kryengritjes fshatare te Mallakastres me 1847” fq. 42- 51, Fier 1978


Pasi e burgosen ne burgun e Manastirit ate e ekzekutuan mesnaten e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar per vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga semundja e tifos. Pas shtypjes se kryengritjes ushtria turke beri raprezalje te renda ne Mallakaster, duke djegur fshatra te tille si: Greshica, Klosi dhe Fratari. Me vone me amnistine e vendosur fshataret iu rikthyen jetes se perditshme, megjithese vendi ishte rrenuar dhe ne Mallakastren e siperme gjithçka duhej te niste perseri nga e para. Disa vite me vone Porta e Larte perveç reformavve te lena pergjysme realizoi edhe reformen administrative. Treva e Fierit u fut ne vilajetin e Janines. Myzeqeja dhe Mallakastra ne kete vilajet gezonin statusin e Nahijeve. Me kete status ato qendruan deri ne Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 1912. Nahija administrohej nga Mydiri. Prane tij vepronte keshilli administrativ konsultativ (Mexhlis-i idare). Mexhlisi diskutonte te gjitha çeshtjet qe i perkisnin administrimit te Nahijes (krahinave).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Re: Histori nga laberia shqiptartare ne zonen e jugut te shqiperis   Sat Dec 11, 2010 5:03 am



Vendbanimet e vetë popullsia e Skraparit historikisht i ka ndërtuar kryesisht mbi një terren të thellë malor. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë e përqendruar në luginën e Osumit. Dendësi më të madhe me vendbanime kanë patur zonat në krahun e majtë të Osumit, të cilat dukej se ofronin kushte natyrorë më të mire dhe më tepër mundësi ekonomike për jetesë. Ndërsa një pjesë e vogël vendbanimesh janë ndërtuar përgjatë luginës së lumit Tomorrica (degë e majtë e Devollit), nga e cila ka marrë edhe emrin krahina.
Nga të dhënat e deritansihme del se në trevat e Skraparit janë vërejtur gjurmë të ekzistencës së jetës qytetare qysh në kohët më të lashta. Kryesore është se kjo jetë nuk është ndërprerë thuajse asnjëherë për të arritur e plotë deri në ditët tona.
Vend-ndodhja e banimeve të lashtë në Skrapar dëshmohet me të dhëna të shumta arkeologjike. Deri më sot, në këtë krahinë janë zbuluar mbi 20 qendra banimi me vlera të mëdha për studimin e kulturës ilire të kësaj treve dhe më gjerë. Fondi i madh i të dhënave arkeologjike i ka ndihmuar studiuesit të dalin në përfundimin se jeta njerëzore në to ka filluar të shfaqet qysh në mijëvjeçarin X p.K..
Gjetjet më të rendësishme që flasin për një periudhë të herëshme qytetare janë ato të zbuluara në vend-banimin prehistorik të Vlushës. Për studiuesit Vlusha klasifikohet si një nga pikat ë kryesore në shkallë kombëtare, që hedh dritë mbi kulturën prehistorike të popullit tonë, sipas tyre, materiali arkeologjik i kësaj pike përfaqëson qartazi kulturën qytetare të epokës së Mezolitit dhe Neolitit të hershëm.
Të njëjtën vlerë për studiuesit paraqet edhe pika arkeologjike e fshatit Leshnje. Materiali arkeologjik i kësaj pike, që ndodhet rreth 4 km në veriprëndim të Vlushës, i përket shekullit XIII – X p.K.. Sipas studiuesve, kultura e ofruar nga Leshnja ngjason me kulturën e hershme ilire, të zbuluar në fshatin Tren të Korçës.
Fondin më të madh të gjetjeve arkeologjike në këta dy stacione e përbën qeramika me pikturim. Kjo është një lloj kulture që ngjason në karakteristika e në tipare me qeramikën e zbuluar në shumë qendra arkeologjike të Shqipërisë Jug-Lindore.
Ekzistencën dhe zhvillimin e jetës qytetare ilire, në krahinat e Skraparit e vërtetojnë edhe një numër i madh vendbanimesh të fortifikuar. Siç dihet, kjo kulturë banimi në vendin tonë ka filluar të shfaqet qysh në epokën e Hekurit. Ndërsa në këtë krahinë, të dhënat tregojnë se vendbanime të tillë kanë lindur në periudhën e dytë të Hekurit e në vazhdim. Madje, siç dëshohet nga të dhënat arkeologjike, periudha ndërmjet mijëvjeçarëve V – I p.K., në zonat e Skraparit ka qenë mjaft e zhvilluar. Supozohet që kjo të ketë qenë dhe periudha e lulëzimit më të madh të jetës qytetare Ilire.
Materiale e përmbajtje domethënëse për kulturën Ilire në Skrapar, sjellin zbulimet në vendbanimin e fortifikuar të Gores, në fshatin Potom. Sipas studiuesve, ai daton ndërmjet shekujve IV – II p.K. dhe ka luajtur më tepër rolin e një qendre qytetare vrojtuese. Teknikat e ndërtimit e të punimit të përdorura në Gore, janë të njëjta me kulturën e qytetit antik të Antigonesë. Rolin e një qendre qytetare banimi të fortifikuar e sjell edhe qyteza antike e Tërrovës.
Sipas dëshmive arkeologjike, në shekujt IV – II p.K. jeta qytetare në trevat e fisit ilir të desaretëve njohu një lulëzim edhe më të madh. Pjesë përbërëse e saj mendohet të ketë qenë edhe qyteti Ilir i Zëlënckës. Ky qytet konsiderohet nga arkeologët si paraadhësi i qytetit të Çorovodës. Kjo lidhje bëhet duke u mbështetur si në objektet e shumtë arkeologjikë e muzealë, ashtu në fondin e madh të toponimeve.
Qyteti i Zëlënckës ishte ndërtuar në të dya anët e lumit Osum, të cilat i lidhte ndërmjet tyre ura e Sharovës. Nga kjo urë ruhen në gjendje të mirë këmbët e saj, që arrijnë në një lartësi prej 1.5 m. Madje mbi to është ngritur në kohët e vona ura ekzistuese.
Por qysh nga shekulli II p.K. dhe për shumë kohë më pas të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës në këtë qytet janë mjaft të pakëta. Vetëm në shekullin VI, në periudhën e dyndjeve barbare sllave, ky qytet përmendet në publik, por tashmë me një emër të ri CernoVodë (Uji i Zi), sot Çorovodë.
Kur historianët antikë kanë kanë folur për luftërat Iliro-Romake të shek II-III p.K., përveç Antipatreas (Beratit), kanë përmendur edhe vendbanimet e fortifikuar në lindje të saj përgjatë luginës së Apsit (Osumit), si Orgesi, Karagu e Gerunti. Këto qyteza të fortifikuara përkojnë me Bargullasin, Kalanë e Skrparit dhe të Prishtës.
Dihet që një vend me rëndësi në zhvillimin e kulturës qytetare ilire në vendin tonë, zënë vendbanimet qytetarë të tipit kala. Edhe në trevat e Skraparit kjo lloj kulture është mjaft e pranishme dhe është identifikuar nga studiuesit në disa pika. Më e vjetra ndërmjet tyre është Kalaja e Gradecit në Tomorricë, që i përket shekullit VII – VI p.K.
Për nga arkitektura dhe teknikat e punimit, edhe Kalaja e Prishtës përfaqëson një qendër mjaft të zhvilluar të jetës qytetare ilire. Treguesit arkitekturorë të saj janë plotësist të njëjtë me ata të Kalasë së Beratit dhe Irmajt në Gramsh, por ndërkohë ngjasojnë shumë edhe me kalanë e Zgërdheshit në Krujë. Zhvillim më të vrullshëm, jeta qytetare në kala mori në periudhën e antikitetit të vonë. Disa nga kalatë me emër në historinë e trevës së Skraparit janë: Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregut të Koronit, Bargullasit, Prishtës, etj.
Traditat e jetës qytetare në kala e vendbanime të fortifikuar, në zonat e Skraparit e ruajtën vazhdimisinë e tyre edhe në periudhat e mëvonshme. Mjafton të përmendim faktin se qytetarët e krahinës ruajnë me kujdes vlerat kuturore të trashëguara nga Kalaja e Skraparit. Kjo kala sipas specialistëve është ndërtuar në të njëjtën kohë me kalanë e Tomorrit.
Kalaja e Skraparit është ngritur në majën e kodrës përballë qytetit të sotëm, e quajtur kodra e Cerovës, dhe që ndahet me të nga lumi Osum.
Një tregues tjetër i vazhdimësisë së jetës mesjetare në Skrapar, janë dhe ndërtimet e banjave (hamamet). Siç dihet, banjat ishin ndërtime ma karakter publik, ku njerëzit përmbushnin mjaft kërkesa të jetës qytetare mesjetare. Tipike për krahinën janë banjat e fshatit Sllatinjë, rreth 5 km në jugperëndim të qytetit të Çorovodës. Sllatinja ëstë një fshat që vazhdon të banohet deri në ditët tona, banjat atje ruhen ende në gjendje relativisht të mirë. Studiuesit mendojnë se këto banja janë të vetme në llojin e tyre, jo vetëm në Skrapar, por në të gjithë vendin.
Që në dekadate para të shek XV-të turqit kishin vënë nën kontroll të plotë trevat shqiptare nga Çamëria në Jug deri në lumin Mat. Të gjitha këto treva bënin pjesë në Sanxhakun e Shqipërisë, ku Skrapari ishte një nga 10 vilajetet e këtij Sanxhaku. Pushtimi turk, ashtu sikurse për të gjithë Shqipërinë, pati pasoja mjaft të rënda edhe për popullsinë e Skraparit. Gjithësesi edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë krahina e Skraparit kishte zhvillimin e vet.
Historiani austriak Karl Patch na sjell një të dhënë mjaft të rëndësishme në këtë rrafsh, në shënimet e tij ai hedh dritë mbi një rrugë që niste nga qyteti i Beratit dhe pasi përshkonte një pjesë të luginës së Osumit, kthente në lindje, në kalanë e Tomorrit, priste tërthor Luginën e Tomorricës dhe përfundonte në Korçë.
Praninë e degëzimeve rrugore krahinore e ndërkrahinore gjatë mesjetës e vërtetojnë dhe mjaft ura, të cilat shquhen ehe për teknika ndërtimore solide. Për rëndësinë strategjike të tyre veçojmë urën e Kasabashit dhe urën e Sharovës.
Ura e Kasabashit mund të quhet me të drejtë një monument kulture me vlera të rralla arkitekturore. Ekzizston mendimi se projekti i saj është bërë nga arkitekt Kasëmi, një intelektual me fame evropiane. Sot kjo urë ruhet në gjendje të mirë dhe vazhdon të funksionjë si nyjë kryesore lidhëse midis zonave të krahinës.
Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovës janë ndërtuar mbi dy degë të lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, përkatësisht në Veri dhe në Jug të tij. Specialistët mendojnë se ato janë ngritur rreth shekullit XVI-XVII, ndërtimi i këtyre urave lehtësoi së tepërmi komunikimin e popullsisë së Skraparit me qytetërimet krahinore fqinje. Qysh nga kjo kohë u rrit vëllimi i shkëmbimeve ekonomikë me qendrat e mëdha tregtare sidomos me Korçën e Beratin.
Për më shumë vizitoni Muzeun Historik të Skraparit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e Beratit   Sat Dec 11, 2010 5:04 am




Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.
Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bënë modifikime. Si i tillë ajo nuk është vëtëm një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh, i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë, krijon një fortifikim dopio në të dy anët, të cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: kodrat ngjajnë si mbret me kurorat mbi koka, të fomuara nga kështjellat e bardha.
Historia duhet të ketë përqendruar këtu drama dhe tragjedi. Duke qenë një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire, u banua nga një tribu e madhe: Dasaretët. Gjatë luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor një herë nga maqedonasit e një herë tjetër nga Ilirët. Është interesante të dihet se në Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit të Maqedonisë dhe themeluesi i dinastisë Tolomene në Egjipt, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe që vjen deri në vdekjen e Kleopatrës.
Në vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakët. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio në vitin 216 para Krishtit. Me të njejtin emër e quan më vonë Tito Livio, që e përshkruan si qytet i madh e i fuqishëm i fiksuar në një qafë të ngushtë shkëmbore. Livio tregon edhe për ligësinë e konsullit romak, i cili u përgjigjej qytetarëve të cilët nuk i përuleshin me egërsi, «…vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, lejoi që ushtria të vidhte, të shkatëronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
Për sa i përket emrit të qytetit ekziston edhe një tjetër hipotezë: emërtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emër përmendet edhe nga Tito Livio kur flet për traktatin Romako-Maqedonas të vitit 205 para Krishtit, nënshkruar në qytetin e Dimalit. Ky emër, i cili në gjuhën Ilire do të thotë i bardhë, mbahet më vonë në traditën bizantine dhe sllave, ndërsa emri tjetër, Antipatrea, u përmend nga Dasaretët, që sot është zona midis Korçës dhe Pogradecit.
Romakët e quajtën qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarëve). Në vitin 148 para Krishtit qyteti u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, ndërsa gjatë Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) në provincën e Epirit të Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq në shekullin e V, nga emri i motrës së perandorit të Lindjes Teodosio II i riu. Ky emër, Pulcheria, që do të thoshte i bukur, i fortë, i pasur, i ndritshëm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bëhej në fakt një kryeqëndër dhe shfaqte një nivel të lartë kulturor, dhe dëshmi siç janë kodet e famshëm të Beratit, të cilat i përkasin kësaj periudhe.
Me kalimin në Mesjetë, fillon një periudhë e errët edhe për Beratin. Qytete të tjera të vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetëm një hapësirë e gjerë : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetëm falë rrjetit rrugor të Shqipërisë së Mesme rreth Beratit, por edhe për pozicionin gjeografik, sepse është pika në të cilën bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturë dhe blegtori. Megjithë kushtet e mbylljes së ekonomisë, Berati vazhdoi të zhvillohej, dhe filluan të shfaqen raportet e tipit feudal.
Në vitin 860 në Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri më 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri në fund të vitit 969. Pas kësaj filloi menjëherë invazioni i dytë bullgar, i cili u largua përfundimisht në vitin 1018. Invazioni bullgar, në fazën e dytë, e pagëzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhë. Përveç këtij transformimi të emrit, qyteti nuk pësoi të tjera transformime nga ana e bullgarëve.
Pas rënies së mbretërisë bullgare (1018) qyteti luajti rolin e një qendre të rëndësishme. Fakt u bë edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit një ndër dijetarët më të përmendur të kohës, në të cilën e përshkruan peshkopin e Beratit si «një njeri tek i cili shkëlqen dituria».
Me rënien e perandorisë bizantine, Berati u bë një prej qendrave kryesore të autoriteteve religjioze të Epirit. U bë rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotëri i Dioqezës së Epirit. Në hyrje të kështjellës, në portën jugore, gjendet një monogramë e përbërë prej gurësh, një kryq e katër gërma ku shkruhet M.H.L.K., i cili është emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrënjë e familjes së madhe bizantine të Angelo Komneni merr fund në vitin 1216 por, pasardhësit e tij do të mbajnë këtë emër edhe për gjysëm shekulli.
Për perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rëndësishëm, saqë tërhoqi menjëherë vëmendjen e Anxholinëve në vitin 1271. Disfata e Anxholinëve, të cilët kishin zaptuar qytetin për gati dhjetë muaj, u festua me gëzim të madh si në Berat,ashtu edhe në Kostandinopojë. Ngritja e Kishës së Shën Mërisë së Vllahernës, brenda Kështjellës së Beratit (një emër që të kujton pallatin perandorak të Kostandinopolit) lidhet me këtë fakt. Data e krijimit të kishës mban, në fakt, të njejtën periudhë. Në kodet antikë të Beratit, të vitit 1280, gjenden të parat lajme mbi daljen e qytetit jashtë mureve të kështjellës. Nga këto tekste evidentohet që ndërtime të reja filluan edhe jashtë edhe jashtë mureve.
Rëndësia e madhe e Beratit ndihet edhe në fillim të shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarët e Beratitmorën detyra të rëndësishme nga Bizanti; një prej tyre ishte kunati i Perandorit. Në atë kohë në Berat manifestohen shenjat e para të një revolte popullore dhe një tendencë për autonomi nga ana e latifondistëvë shqiptarë.
Revolta shpërtheu në vitin 1336 dhe, dhe revolta përfshiu edhe Beratin. Për të ulur revoltën popullore erdhi në Berat vetë Perandori. Në të njejtën periudhë afrohet fundi i erës bizantine. Në vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket përfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nën mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse më vonë u kthye nën dominimin e Muzakajve, një ndër familjhet më të fuqushme shqiptare.
Në vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë poshtë mureve të kalasë.
Sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin 227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane. Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000 – 8000 banorësh. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar.
Gjatë invazionit otoman Berati mbetet një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Në fillim u bë kryeqendra e provincës, në shekullin XVII, qendër e dominimit të Pashallëkut të Beratit, i cili më vonë i bashkohet Pashallëkut të Janinës. Dominimi i Pashallëkut të Beratit u bë shumë i rëndësishëm nën Ahmet Kurt Pashain.
Deri në fillim të shekullit të XX qyteti kishte një infrastrukturë të mirë. Ishte, në fakt, një nyje lidhëse drejt Lindjes, për Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, për Janinën, e prej andej, për gjithë Greqinë.
Edhe Deti Adriatik u përdor si rrugë komunikimi e lejonte hapjen e rrugëve që lidhnin Beratin me qytetet e tjera; më e njohura ishte «Rruga e detit», e cila të çonte në Vlorë, dhe ajo në drejtim të Veriut, që bashkohej me lumin Shkumbin me rrugën Egnatia dhe përfundonte në Durrës.
Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga një variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe një tjetër supozim sipastë cilin emri spjegohet nëpërmjet një dekreti (Berat), i cili në turqisht do të thotë imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarët të largoheshin, nuk njihte lirinë për të punuar, as dhe të drejtën për të mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.
Kalaja
Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
Vende të tjera për të parë dhe për të vizituar
Disa kapitele dhe kolona dëshmojnë egzistencën e kishave paleokristiane në Berat në shekullin IV-VI , për shembull bazamenti i kishës Shën Todri dhe një kolonë e vendosur kundrejt dritares së absidës. Gërmimet dëshmojnë që kisha e shekullit të XVI – XVIII janë ndërtuar sipër themeleve më antike. Ndërmjet ndërtimeve më të rëndësishme midis shekullit VII-XV janë tre kisha bizantine të konservuara mirë: Shën Maria e Vllahernës dhe Shën Triadha, në brendësi të qytetit të vjetër të fortifikuar, në anën jugore të kalasë gjendet Shën Mëhilli, ndërtuar mbi një shkëmb të thepisur jashtë mureve.
Kishat në Berat janë perla të arkitekturës mesjetare. Qyteti ka qënë një qëndër e rëndësishme kishtare. Ka një numër të madh kishash (42) të ndërtuara në brendësi të kështjellës. Këtu u gjend edhe një vepër tjetër e rrallë, Epitafi i Gllavenicës, (Foto) një vepër e famshme e artit të shekullit 1373, një qëndisje në ar, argjend e mëndafsh, në të cilën, me një finesë dhe plasticitet të papërsëritshëm shikohet Krishti i vdekur, me kurorën me gjëmba e rrethuar nga shkrime në greqisht.
Kishat e Beratit, të pasura me afreske të periudhës bizantine e post – bizantine, përmbajnë vepra të autorve të ndryshëm, duke u nisur nga të panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shekullit XV si Onufri dhe i biri Nikolla .
Nga ndërtime të kultit musliman dy prej tyre gjenden në brendësi të kështjellës: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhë(shekulli XV).
Xhamia më e bukur është Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndërtuar nga Uzgurliu, anëtar i familjes Skuraj në Berat, një familje e fuqishme dhe feudale. Kjo Xhami është më e madhja i këtij lloji në Shqipëri. Në 1827 u ndërtua me një mjeshtëri të rrallë Xhamia e Beqarit, që harmonizohet më së miri me lagjen Mangalem, që duket si shigjeta e një peshoreje që mban ekulibrin e një kompleksi xhamash të një dritareje të madhe të lagjes.Xhamia Mbret (Xhamia e Bajazitit) nga ndërtimi antik i së cilës nuk ngelet tjetër veç bazamenti i minaresë, u rindërtua në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Aktualishtpërbëhet nga Minareja, salla e lutjeve që ka një tavan elegant në dru të dekoruar dhe hyrjen . Kjo Xhami ndodhet në qëndër të qytetit në formën e një trupi unik me ndërtesa të tjera kulti siTeqea e Helvetive dhe ajo e Shën Qerimit. Xhamia përbënte në mesjetë elementin kryesor të një bashkësie vendesh kulti.
Berati numëronte disa Teqe që shërbenin për të përhapur doktrinat mistike të predikuesve të ndryshëm të ardhur nga lindja në shërbim të pushtuesve musulmanë. Në mesin e shekullit të XVII në Berat egzistonin 3 Teqe, aktualisht egziston vetëm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqë ishte në formë tetëkëndore dhe që kishte 40 dhoma për dervishët, që aktualisht egziston vetëm një e fundit që ruan emërtimin antik të Helvetëve. Teqeja e Helevetëve është një tjetër vepër e një cilësie të lartë (mesi i shekulli të XVIII). Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret. Eshtë një strukturë karakteristike e kultit islamik në qëndër të së cilës është një sallë lutjesh, dhe jashtë një varrezë me një portë me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka një tavan me dekoracion të pasur.
Mangalemi dhe Gorica
Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.
Gorica
Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
Ura e Goricës
Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
r_-_3



Vendndodhja: pppp
Rregjistruar: 06/08/2010 Mosha: 27
Numri i postimeve: 126

MesazhTitulli: Historia e Pogradecit   Sat Dec 11, 2010 5:06 am



POGRADEC- Pogradeci nuk do të kishte kuptim pa liqenin e tij pasi do të ishte si një qytezë pa zemër. Shëtit nëpër rrugë dhe ndjen llokoçitjen e valëve, kërcitjen e peshkut dhe klithjen e pulëbardhave. Fle natën dhe të duket sikur liqenin e ke aty nën jastëk, si një ninullë të bukur hipnotizuese. Por nuk ke si ndan nga ky liqen peshkatarët, varkat e tyre dhe mjetet e peshkimit me të cilat ata kanë jetuar në shekuj duke siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Në vitin 1662 kronikani turk Evilha Çelebiu, në librin e tij të shkruar “Udhëtimet” ndër të tjera thotë “Pogradeci një qytet i ëmbël buzë gjolit (liqenit) me katër lagje dhe katër xhami, një medrese dy shkolla fillore një teqe, tre hane një banjë e 600 shtëpi me tjegulla e me kopshte”. Çelebiu thotë se në atë periudhë në Pogradec kishte 150 dyqane dhe në breg të liqenit ishin tabakët që regjeshin lëkurët .Vendasit merreshin me gjuetinë e peshkut me disa gjemi si kore. Peshkimi dhe tregtia ishin mjetet e jetesës së këtyre banorëve.

Peshkatarët e vjetër tregojnë se jo gjithmonë mjetet e lundrimit kanë qenë këto që shihen tani. Inxhinieri Vladimir Peshkatari, djali i Kolo Peshkatarit, një nga mjeshtrit e peshkimit që njihej nga pogradecarët si “Ujku i Liqenit, tregon se gjemia(varka) e parë ka ardhur aty rreth viteve 1919 nga gjyshi i tij Maxhari. Ajo është sjellë nga Ohri dhe ishte rreth tetë metra e gjatë, rreth 2.5 metra e gjerë dhe 1.2 metra e lartë. Atë varkë e punonin katër njerëz, tre lopataxhinj dhe një tjetër që mbante drejtimin. “Xha Kolua më ka treguar se Maxhari solli dhe rrjetat e para të peshkimit nga Ohri. Por sjellja e kësaj varke kaq të madhe dhe funksionale filloi të përdoret përveç peshkimit edhe për transport mallrash në vijën ujore nga Pogradeci në qytetin e Ohrit”,- tregon ai. Ustallarët e Ohrit filluan të prodhojnë gjemi e varka edhe për fqinjët e tyre pogradecarë Këta të fundit iu çonin dërrasa prej gështenje ndërsa ndërtimin e bënin mjeshtërit në Ohër.

Tashmë varkat që prodhoheshin në Ohër, jo vetëm që përdoreshin për peshkim dhe transport mallrash, por dhe shumë pogradecarë shkonin me këto varka të mëdha nëpërmjet liqenit në Ohër dhe Strugë për tregti. Po me këto varka pogradecarët shkonin në manastirin e Shën Naumit në Ohër në Strugë edhe për festa familjare apo fetare. Varkat përdoreshin edhe për piknik në liqen apo festa familjare për argëtime të ndryshme.

Por varka e parë në qytetin e Pogradecit nga vendasit është prodhuar rreth viteve `20. Ka qenë inxhinieri francez Albert Gariku, i cili solli fillimisht projektin dhe mjetet e ndërtimit të varkave. Zbatuesi dhe prodhuesi i parë i varkës në Pogradec është mjeshtri Sotir Shkurti, i cili më vonë këtë zanat ia trashëgoi djalit të tij Koços.

---------------------------------------

Ana e errët e liqenit tregon dhjetëra njerëz të mbytur ndër vite. Historitë e atyre që mbetën në fund të liqenit

Tragjeditë e liqenit të Pogradecit

Ky liqen me bukuritë e tij të pafund prej shumë vitesh numëron shumë tragjedi me varkat në liqen që nga kohët më të lashta kur një princeshë Ilire është mbytur në këtë liqen me një varkë gjatë një shëtitjeje në liqen në afërsi të Shën Naumit (vendi quhet Zaum që do të thotë për mend). Tragjeditë e liqenit me varka kanë vazhduar deri në ditët tona por ato më të bujshmet të cilat mbahen mënd kanë qenë më të mëdha ndonëse kanë kaluar shumë vite ato janë të veshur me një mister dhe shumë prej tyre kanë ngelur me shumë enigma. Adhon Polena është djali i kirurgut Kristaq Polena, i cili ende mban mend historinë e ngjarjes tragjike të xhaxhait të tij Niko Polenës.

“Ka qenë ditë e diel më 30 mars 1930. Me katër makina të vogla janë nisur herët në mëngjes në drejtim të Pogradecit, konsulli grek në Korçë, Joan Lazarou së bashku me bashkëshorten e tij, konsulli serb, doktor Aristidhi ,doktor Nikollaq Polena së bashku me të fejuarën e tij Julia Fundo dhe disa persona të tjerë. Rreth orës 9 e 30 minuta ata mbërritën në Pogradec dhe prej andej u nisën për në manastirin e Shën Naumit. U futën në kishë dhe pasi shëtitën manastirin ujin e bekuar dhe varrin e Shën Naumit duke kryer ritualet fetare dhe afër drekës u ulën për të drekuar por në çast marrin një njoftim nga qyteti i Ohrit se është nisur me një varkë me motor prefekti i Ohrit si dhe një kolonel i ushtrisë”,- tregon Polena. Sipas tij, Nuk vazhdoi as një orë dhe tek manastiri mbërritën nga Ohri, prefekti dhe koloneli i ushtrisë Jugosllave.

Në një nga ambientet e manastirit u shtrua dreka rreth orës 13 dhe nuk zgjati shumë. Disa nga gratë propozuan që të bënin një shëtitje në liqen dhe rreth orës 14 e 30 minuta nëntë persona u vendosën tek kabina e motobarkës. Por vetëm 100 metra larg bregut gjashtë persona bien nga barka. Asnjë prej tyre nuk dinte not dhe situata është bërë tepër kaotike. Përpjekjet e tyre për tu rikthyer në varkë bënë që edhe njerëzit e tjerë të binin prej saj. Nga të gjithë personat që ishin në varkë me not doli vetëm prefekti i Ohrit, i cili sapo doli në breg hoqi rrobat dhe u fut për të shpëtuar konsullin serb të Korçës, i cili doli me anën e një kamerdare emergjence që kishte motor varka.

Ndërkohë që kambanat e manastirit binin pa pushim konsulli serb rifutet në liqen për të shpëtuar gruan e sekretarit të konsullatës por sapo i afrohet asaj edhe ai zhduket nën ujë. Pas 20 minutash iu vjen një barkë nga Shën Naumi por ishte tepër vonë pasi gjithçka kishte mbaruar dhe nëntë persona ishin mbytur. Të mbyturit shqiptarë u nxorën në breg të liqenit dhe u lanë aty ndërsa serbët dhe grekët u vendosën në një nga dhomat e manastirit. Autoritetet jugosllave e fshehën përgjegjësinë e hoqën gjatë natës motobarkën e prishur nga vendngjarja.

Ata ishin katër shokë klase që ishin bërë miq që në gjimnaz dhe tashmë kishin profesione të ndryshme. Mjeku Gjergji Topalli që në fëmijëri kishte pasion gjuetinë e peshkut dhe enkas para pak ditësh kishte ndërtuar një varkë për të gjuajtur peshk. Ai takon paraditen e 27 prillit të vitit 1993 tre shokët e klasës së gjimnazit inxhinierin e ndërtimit Koço Ruvina, doganierin Qazim Zgjani dhe inxhinierin Nuçi Icka. Pasi pinë një kafe Gjergji i fron të gjithë për të parë varkën e tij, të sapo ndërtuar që e kishte ankoruar fare pranë hotel turizmit. Të gjithë vendosën që të futen pasdreke në liqen për gjueti korani më tepër për tu argëtuar.

Por në orët e pasdites kur kanë qenë në drejtim të fshatit Hudënisht, varka ka filluar të fusë ujë dhe me gjithë thirrjet e tyre në drejtim të bregutjanë mbytur në liqen mjeku Gjergji Topalli, Koço Ruvina dhe Qazim Zgjani. Të nesërmen është gjetur mbi bazamentin e varkës të kthyer përmbys Nuçi Icka. Ai ndodhej në mes të liqenit, i traumatizuar dhe i ngrirë por pa asnjë pasojë. Që nga ajo ditë ai nuk ka mundur të tregojë asgjë në lidhje me ngjarjen. Ka dhënë shpjegime në prokurori por me gjithë interesimin e familjarëve të personave të mbytur, ai nuk ka treguar asgjë. Por tragjedia u bë edhe më e rëndë pasi trupat e tyre nuk u gjendën në liqen dhe vetëm pas një muaji bashkia e qytetit organizoi një promemorie duke hedhur tufa lulesh në liqen.

Mister i dy djemve të Linit

Erio Bice, student në ekonomik në Elbasan dhe gjimnazisti Klarent Qyshko, mbytjen e tyre e kanë të veshur vërtet me një mister që i kalon përmasat e një tragjedie. Ai dhe varka e tij me jastëkë anash ajri dhe motorë të fuqishëm dhe konstruksion metalik kishte dhënë prova se nuk mund të mbytej. Në verë të atij viti, Erion Bice ndodhej duke gjuajtur për peshk në liqen së bashku me gjimnazistin Klarent Qyshko por nuk janë kthyer më. Banorët tregojnë se atë natë në liqen kishte të shtëna dhe është mbytur një maqedonas, ai që bënte “tregtinë” e koranit me pogradecarët. Ai sapo mori peshkun në varkën e tij është përplasur nga një dallgë dhe është mbytur. Së bashku me të thuhet se janë mbytur Erion Bice e Klarent Qyshko por edhe pse kanë kaluar tetë vite, prindërit e tyre nuk binden se fëmijët janë mbytur në liqen.

Një kafkë njeriu në rrjetat e peshkatarëve

Në 24 shtator të vitit 2003 disa peshkatarë pogradecarë gjatë mbledhjes së rrjetave të peshkimit në liqen midis peshqve të kapur u gjet edhe një kafkë njeriu, e cila kishte vetëm pak flokë në pjesën e pasme dhe i mungonte nofulla e sipërme e krahut të djathtë. Tek të gjitha familjet që kishin humbur të afërmit në liqen u krijua një ankth i paparë madje një pjesë prej tyre kërkuan me ngulm identifikimin e saj dhe të paktën ai qëkishtenjë shenjë prej të afërmit apo një varr ku të qante. Por policia kriminale nuk mund të identifikojë kafkën me anën e fotove në kompjuter pasi mungonin nofullat dhe ADN-ja nëpërmjet flokëve nuk iu bë pasi kushtonte shumë dhe kështu kafka ngeli në frigoriferët e kriminalistikës në Tiranë. Por përveç personave të mbytur aksidentalisht në liqen ka pasur në vitet 1980 që liqeni ka nxjerrë pjesë trupi të dy personave njëri nga fshati Potgorie, i cili punonte në Pogradec dhe një i ri nga qyteti i Pogradecit që ende nuk janë zbuluar.

Varkat në diktaturë edhe për arratisje nga liqeni

Por varkat në kohën e diktaturës komuniste janë përdorur edhe për arratisje nëpërmjet tyre në shtetin fqinj nëpërmjet liqenit .Kuptohet në vitet e diktaturës varkat ishin jo vetëm në inventar dhe vetëm për ndërmarrjen e peshkimit dhe ruheshin tek moli i qytetit nga policia. Por në 3 korrik të vitit 1975, ishin16 persona të familjes Fezollari që i bënë një sfidë diktaturës komuniste pikërisht në atë kohë ishte me pushime Enver Hoxha në këtë qytet. Ata u arratisën me një varkë primitive nëpërmjet liqenit dhe sot varka ndodhet në muzeun e Shkupit dhe ruhet aty si relike e veçantë që ka është realizuar një nga arratisjet më të mëdha me varkë primitive që u kalua liqeni nga që nga dy fëmijë të vegjël gjashtë muajsh dhe tre vjeç deri tek një plakë e moshuar, nënë Kushja dhe djemtë e saj me nuset dhe fëmijët e tyre. Sot numrii varkave ka arritur shifra marramendëse. Vetëm në qytetin e Pogradecit janë mbi 400 varka dhe po kaq edhe në fshatin Hudënisht dhe Lin të cilat përdoren për gjuetinë e peshkut. Sot liqeni shfrytëzohet barbarisht dhe pa kriter duke dëmtuar rëndë peshkun duke e gjuajtur edhe në kohën e shumimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Histori nga laberia shqiptartare ne zonen e jugut te shqiperis

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: -