wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

 Filma HD Video

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
AlbaniaLive
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : Aty Ku Flitet Shqip
Rregjistruar : 29/06/2010 Numri i postimeve : 133

MesazhTitulli: Filma HD Video   Thu Dec 23, 2010 10:25 am

Ky film ka në qëndër të tij aventurat e Aang, një Avatari të ri, të cilit i duhet të lëjë menjanë fëmijërinë dhe të ndalojë Mbretërinë e Zjarrit që të pushtojë dhe të dominojë mbi mbretëritë e Ujit, Tokës dhe Ajrit.



____________________________________________________________________

Një skuadër e përbërë nga vrasësit më të rrezikshëm, anëtarë të Yakuzas, vrasës-mercenarë të kërkuar nga FBI, ushtarë dhe një shkencëtar gjëndet në një planet të panjohur dhe me një synim: të mbijetojë nga raca e re e Gjuetarëve (Predators).



____________________________________________________________________

Cobb mund të hyjë në ëndrrat e njerëzve, dhe kompani të ndryshme e punësojnë atë që të vjedhë sekrete të bizneseve nga rivalët e tyre. Saito, një njeri i pushtetshëm, do që Cobb të mos marrë informacione, por të ngulisë një ide në mendjen e kundërshtarit të tij. Si shpërblim Saito do ta kthejë atë tek fëmijët tij.



____________________________________________________________________

Kjo komedi bën fjalë për një polic të vjetër të NYPD të cilit i vidhet karta e bejsbollit. Meqë ajo kartë është e vetmja mënyrë për të paguar shpenzimet e martesës së vajzës së tij, ai kërkon ndihmën e partnerit të tij për të kapur hajdutin.



____________________________________________________________________

12 vjeçari Dre Parker mund të ishte fëmija më i njohur në Detroit, por puna e mamasë i detyron ato të transferohen në Kinë. Dre sapo mbërrin atje krijon simpati për shoqen e klasës Mei Ying por duke pasur prejardhje nga kultura të ndryshme kjo miqësi është e pamundur. Gjërat shkojnë edhe më keq kur Dre krijon armiqësi me garipin e klasës, Cheng. Për ta mposhtur atë Dre fillon të mësojë Kung Fu me Mr.Han.



_____________________________________________________________________

Kjo është historia e një shigjetari në ushtrinë e Richard Zemër Luanit i cili lufton kundër pushtuesve francezë dhe bëhet një hero legjendar i njohur si Robin Hood. Në të njëjtën kohë ai do të përpiqet të vendosë barazi ndërmjet shtresave të ulta dhe të larta në Angli, por mbreti i ri francez John s’do ta lejojë këtë gjë.



_____________________________________________________________________

Ky film ka në qëndër vendosjen e IP Man në Hong Kong në 1994 ndërkohë që kërkon të përhapë disiplinën e Wing Chun në artet marciale.



_____________________________________________________________________

Britani, viti 117 p.e.s. Quintus Dias, i vetmi i mbijetuar nga sulmi i Pictëve bashkohet me Gjeneralin Virilus dhe marshojnë drejt veriut për të shkatërruar Pictët dhe për të vrarë udhëheqësin e tyre, Gorlacon.



______________________________________________________________________


Barney Ross (Sylvester Stallone) është lideri i ”The Expendables”, një grupi mercenarësh që paguhen nga Mr.Church për të kryer një punë shumë të rrezikshme… Ato duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është nën ndikimin e një ish-agjenti të CIA dhe nën mbrojtjen e një ushtrie të tërë.



_____________________________________________________________________

Një magjistar i kohrave moderne, Balthazar Blake rekruton një djalosh të zakonshëm që ta ndihmojë në mbrojtjen e qytetit të New York nga kundërshtari i tij, Maxim Horvath.



_____________________________________________________________________

Ky film bën fjalë për një djalosh të ri që kërkon të hakmerret për vrasjen e nënës së tij. Ai gjen gjyshin e tij, Heihachi Mishima, dhe e lut atë ta stërvisë që të marrë pjesë në turneun “King of Iron Fist” dhe të vrasë, OGRE, atë që i vrau nënën, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në turne.



_____________________________________________________________________

Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një defektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajsinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”



_____________________________________________________________________

Kur jeta e thjeshtë e tij vihet në rrezik, ish-agjenti i CIA Frank Moses mbledh skuadrën e tij të vjetër në përpjekjen e tyre të fundit për të mbijetuar.



_____________________________________________________________________

Në këtë film policëve dhe banditëve do ti duhet të bashkohen dhe të luftojnë kundër të vdekurve që ecin, zombive…ose në të kundërt do të vdesin të gjithë.



_____________________________________________________________________

Ushtria amerikane i bën një “gjahtari shpërblimesh” një ofertë qe ai nuk mund ta refuzojë: në shkëmbim të lirisë së tij ai duhet të ndalë një terrorist i cili është i gatshëm ta kthejë Tokën në Ferr.


_____________________________________________________________________

Pasi tradhëtohet nga organizata e cila e kishte punësuar atë, një ish-agjent federal vendos të hakmerret ndaj ish-punëdhënësit.



_____________________________________________________________________

Gabimet në të shkuarën të Terry Hoitz dhe frika e Allen Gamble për të ndërmarrë rreziqe i ka vendosur ato në rolin e “Djemtë e Tjerë” dhe atyre do i duhet të rrinë gjithë kohën në zyrë për të plotësuar dokumenta për dy policët hero Danson dhe Highsmith. Por gjatë një hetimi mbi kapitalistin David Ershon atyre do ti jepet mundësia që të “pastrojnë” emrin e tyre.



_____________________________________________________________________

blue]Në një botë të shkatërruar nga virusi infektues që i kthen viktimat e tija në të pavdekshëm, Alice vazhdon udhëtimin e saj në kërkim të të mbijetuarve. Ajo do të gjejë disa prej tyre dhe do të takohet përsëri me disa miq të vjetër. Të gjithë sëbashku duhet të luftojnë të infektuarit dhe korporatën Umbrella.


_____________________________________________________________________




________ ______ _________ _________ ________


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.tK
 
Filma HD Video
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: Programe-
Kërce tek: