wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

  Vlora e mrekullive dhe problemeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ALBANIA
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : ALBANIA
Rregjistruar : 29/06/2010 Mosha : 29
Numri i postimeve : 428

MesazhTitulli: Vlora e mrekullive dhe problemeve   Sat Apr 02, 2011 5:10 am




Vlora është një nga qytetet me të “privilegjuara”, me pozicionin gjeografik të favorshëm dhe historinë 2 500-vjeçare. I vendosur përgjatë bregdetit shqiptar, me 130 mije banorët e saj, Vlora gjendet 72 kilometra larg brigjeve italine dhe pak më shumë nga ato greke.

Por, përtej bukurisë që të ofron dhe përgatitjeve për sezonit turistik, emisioni i pasdites në “Top Channel” e pa këtë qendër të rëndësishëm të vendit tonë në të dy aspektet e saj.

Vlora është një simbol i historisë. Ashtu si Prizreni, Shkodra, Kruja, apo Korça, edhe Vlora ka lënë gjurmë në kulturën mbarë-kombëtare. Qyteti i tjetërsuar në kontekstin turistik, arkitekturor apo edhe atë kulturor shfaqet me një fytyrë tjetër, ndryshe nga çfare e njeh historia.

Megjithatë, monumentet e gjalla gjenden atje, si “prehje” shpirtërore e qytetit në lëvizje e zhvillim. Një prej njerëzve më të nderuar të këtij qyteti, ikonë e interpretimit në film dhe teatër, Liza Laska, tha: “Nuk mund t’a ndash pasionin nga profesioni. Si në rolin e madh, edhe në të voglin, është pasioni dhe dashuria, mikrobi i pashërueshëm i artit, ai që bën diferencën”.

E vlerësuar me titullin “Artsite e Merituar”, Liza fitoi këtë nderim një vit përpara se të interpretonte në filmat e famshëm “Dimri i Fundit” dhe “Lulëkuqet mbi Mure”. Një grua me një karrierë të gjatë në film dhe teatër, pishmani i saj i vetëm ështëqë nuk mund të luante rolin e “Nënë Pashakos”, një rol i shkruajtur fillimisht prej saj.

Këta njerëz të mençur i lëmë në “qoshen” e tyre, për t`iu rikthyer Vlorës që jeton me dilemën e industrisë apo turizmit. Me ajrin djegës të verës, birrës së ftohtë e festivalit të njerëzve, qyteti që laget nga uji jeton mes ndotjes së trafikut dhe frymëmarrjes me pluhur.

Bardhosh Gaçe, një prej profesorëve në Universitetin “Ismail Qemali”, e shikon sot Vlorën ndryshe nga ajo me të cilën e ka parë historia jonë kombëtare:

”Shtëpia e Pavarësisë, e cila për shkak të nevojave të kohës është ridimensionuar, biblioteka e qytetit, që në të vërtetë është vetëm një banesë dy dhoma e guzhinë, Muzetë Etnografikë e Historikë, mbartin vlera të shumta dhe i’a vlen të vizitohen”.

Por, çfarë humbet Vlora nga ky zhvillim marramendës, nga përballja me kulturat e reja që duhet t`ua transmetojë brezave dhe cilat janë simbolet që i mungojnë asaj çdo dite:

”Rreth xhamisë së rrallë të arkitekt Sinanit janë bërë ndërtime që e kanë errësuar tërësisht pamjen, ndërsa mbi rënojat e qytetit 2 500-vjeçar janë bërë ndërtime, duke bërë të pamundur që të bëhen kërkime arkeologjike në të ardhmen. Nëse ato do të dilnin një ditë, siç ka dalë një pjesës e vogël pranë monumentit të Pavarësisë, jo vetëm që do të zbukuronin qytetin, por do të rrisnin në mënyrë dramatike edhe potencialin turistik”, shtoi Gaçe.

Por, ajo që nuk rrezikon të humbë qyteti është polifonia, një mënyre e të shprehurit të gëzimeve dhe kenaqësive. Labëria shquhet për këtë lloj të kenduari. Vlora dhe fshatrat përreth, me hartën e së ciles na njeh Sejmen Gjokoli, shërben si burim i kësaj trashëgimie dhe evolucionit të saj ndër vite:

”Himara dhe Piluri shquhen për këngën polifonike shqiptare, me emra si Lefter Çipa i famshëm apo të tjerë si Dhimitër Varfi. Kanina e Dukati apo zona të tjera janë shquar gjithashtu për këngë të tjera të mëdha polifonike”.

Në qytet gjen kuzhinën tipike të zonës bregdetare, bazuar tek gatimet e prodhimeve të detit. Pjatat me peshk, midhje, karkaleca deti apo gaforre janë të zakonshme në lokale. Adriatiku e Joni, mesa duket, janë të rëndësishëm për “diellin e verës” dhe atë se çfare ofrohet në tavolinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.Info
 
Vlora e mrekullive dhe problemeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: LAJME :: LAJME-
Kërce tek: