wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

  “Firma” e humbur e Enverit në Vlorë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ALBANIA
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : ALBANIA
Rregjistruar : 29/06/2010 Mosha : 29
Numri i postimeve : 428

MesazhTitulli: “Firma” e humbur e Enverit në Vlorë   Sat Apr 02, 2011 5:16 am




Një grup parashutistësh zbuluan në krahinën e Vlorës një firmë të veçantë nga Enver Hoxha, firmë që vazhdon të jetë shumë aktuale edhe sot.

Duke folur për emisionin e pasdites në “Top Channel”, parashutistët treguan se mbetën të befasuar, kur panë se si në zonën që bënin vazhdimisht hedhjet e tyre, papritmas u shfaq parrulla me emrin e diktatorit.

Shkrimi u zbulua krejt rastësisht nga Auron Rrokaj, në një prej hedhjeve rutinë të “pilotit të fluturimit”, siç quhet në gjuhën e parashutizmit.

”Kam kaluar në këtë zonë me qindra herë, prandaj mund të kuptoni befasinë time të madhe kur pashë të shfaqej shkrimi me emrin e Enverit”, deklaroi Rrokaj.

”Atë ditë, rastisi që nuk kisha as aparat fotografik, të cilin e mbaj gjithmonë me vete. Pasi bëra uljen, shkova në shtëpi, morra mjetet e nevojshme dhe bëra një hedhje të re, vetëm për të kapur mbishkrimin.

E mbaja mend që nga vegjëlia, por barishtet e kishin mbuluar prej kohësh dhe nuk besoja se vazhdonte të gjendje atje”.

I ndodhur pranë malit të Shashicës, nga plazhi është i vështirë të dallosh shkrimin, por gjatë hedhjes me parashutë, parrulla bëhet krejtësisht e qartë.

”Ndieva emocione shumë të forta kur e zbulova”, dëshmoi Auroni. “Kjo ka të bëjë me emancipimin e një kombi. Kombet e qytetëruara nuk e kanë ndjeshmërinë që ne kemi ndaj diktaturës”.

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Pothuajse të gjithë banorët e fshatit nuk kishin pothuajse asnjë informacion për këtë shënim gjigant fare pranë tyre. Madje, edhe ata që e mbanin mend, kujtonin se ishte prishur prej kohësh.

“Gjatë viteve 1968-70, rinia ndërrmorri aktivitete në kodrat përballë Vlorës dhe krijoi parrulla të tilla, të cilat lyheshin dhe mirëmbaheshin vit pas viti“, kujtoi një prej banorëve të zonës.

“Megjithatë, pas viteve 1990, askush nuk u kujdes më për mirëmbajtjen e tyre dhe gradualisht u zhdukën nga rrija e bimësisë“.

Por, në të vërtetë, ky shkrim është realizuar në tetor të 1978 për nder të 70-vjetorit të ditëlindjes së Sekretarit të Parë të partisë, ndërsa një shkronjë e vetme zë një hapësirë prej 70 metrash katror.

“Për shkrimin e emrit të diktatorit është bërë një punë shumë e mirë dhe janë vendosur pllaka 1 metërshe guri, të cilat janë ngulur mirë në tokë, prandaj ka qenë e pamundur që të prishet“, tha Rrokaj.

“Njerëzit këtu kanë përdorur kazma dhe mënyra të tjera, madje edhe dinamit, por më shumë dëm i është shkaktuar malit se sa vetë parrullës“.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.Info
 
“Firma” e humbur e Enverit në Vlorë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: LAJME :: LAJME-
Kërce tek: