wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

 Laberia e harruar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ALBANIA
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : ALBANIA
Rregjistruar : 29/06/2010 Mosha : 29
Numri i postimeve : 428

MesazhTitulli: Laberia e harruar   Tue Apr 05, 2011 5:12 am




Lidhja e të gjithë fshatrave me bregdetin ka qenë një ndër premtimet kryesore të qeverive të majta e të djathta që prej rënies së komunizmit.

Në pamjet televizive, kreu i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano dhe politikanë të tjerë janë shfaqur shpesh duke prerë shirita e duke inaguruar në jugun e vendit.

Megjithatë, siç dëshmoi sot reportazhi në edicionin qëndror të lajmeve, një prej krahinave kryesore të vendit është lënë jashtë kësaj harte investimesh: Labëria.

Që përpara viteve 1990 kanë ekzistuar dy projekte të infrastrukturës rrugore, të cilat duhet të mundësonin lidhjen e Labërisë me bregdetin e Jonit.

Njëri u realizua në gjysmë, tjetri në mënyrë të çuditshme u nderpre. Aksi i parë, i hapur gjatë viteve të diktatures dhe sot plotësisht i rrënuar e thuajse i pakalueshëm është ai që nxjerr fshatrat e Laberisë në Borsh.

Projekti i dytë, i cili mbeti i papërfunduar, është aksi Kuç–Pilur–Himarë. Për bllokimin e tij, gjatë viteve të demokracisë, sidomos pas viteve 2000, intelektualë të njohur të qytetit, por edhe banorë të thjeshtë bëjnë përgjegjës elementë të caktuar ekstremistë grekë.

Sipas tyre, ata i druhen zbritjes së banorëve të Laberise në Himare, çka do t‘ua bënte të vështirë veprimtarinë e tyre të dendur antikombëtare.

”Nuk duan t’a bëjnë rrugën e janë ca mercenarë që marrin para për t’a penguar”, thotë Kiço Bollano, një njeri që pretendon se ka afri gjaku me Kryetarin e Bashkisë Himarë.

”Ai i pari (i referohet Vasil Bollanos) është me prejardhje nga Progonati. Ne jemi fisi më i madh në Himarë, por kemi zbritur atje përpara shumë kohësh nga Progonati”.

Duke iu druajtur një shpluhurosje të mundshme të projektit të rrugës që vinte nga Labëria, Omonia, dega Himarë dhe vete kreu Bollano kanë kundërshtuar realizimin e investimit në një ujësjellës që duhet të furnizonte qytetin me ujin e Kuçit.

Siç pohohet nën zë nga pjesëmarrës në mbledhjet e mbyllura të Omonias, ky projekt është trajtuar si një nismëtar i mundshëm i zbritjës së kuçiotëve në qytet, ndaj është vendosur veto.

”Në Himarë jemi sëmurë të gjithë me veshka prej ujit të kripur që kemi atje. Jemi të gjithë të sëmurë. Ai uji i Kuçit shkon dëm. Nuk është puna se refuzojnë ata, por ka disa elementë të tjerë që e bëjnë këtë”, deklaroi një himariot, Josif Gjicali.

Nga një rrugë e harruar dhe e lënë në mes, tek aksi i dytë, ai që sot praktikisht duhet të lidhë fshatrat e Labërisë me bregdetin përmes Borshit.

Rruga, që vetëm emrin ka të tillë, duket e lashtë thuajse po aq sa kujtimet e Ana Komnenes, vajzës së Perandorit Bizantin që shkruante që në 1192 për Kalanë e Borshit në krah të së cilës dredhon edhe shtegu ku duhet të kalojmë.

Mes natyrës që këtu nuk është prekur nga dora shkatërrimtare e njeriut, rruga sa vjen e vështirësohet, vende vende ka rrëshqitur e kalimi me malin nga njëri krah e greminën e thellë në krahun tjetër bëhet thuajse një lojë mes jetës e vdekjes.

Fterraj është fshati i parë në të cilin kamerat tona kaluan. E vështirë të besosh se ai shtrihet vetëm 13 km nga Borshi, pasi duhet më shumë se një orë për të përshkruar rrugën automobilistike.

Në krahë duket Çorraj, ndërsa shtegu përmes të cilit duhet të vazhdosh rrugën drejt Kuçit duket edhe më i frikshëm nga ai që u la pas.

Pas rreth dy orësh e gjysmë udhëtim për 23 km rrugë, në horizont mbinë shtëpitë e para të Kuçit.

”Ne daljen në det kemi një jetë që e kërkojmë. Nuk e vë njeri ujin në zjarr dhe s’dinë t’ia dinë fare se ka njerëz në këtë zonë apo s’ka njerëz”, thotë një banor i Kuçit, Roland Lalaj.

Në fshatin e 92 dëshmorëve të luftës nacional-çlirimtare të qindra luftëtarëve e kapedanëve duket sikur rikthehesh larg në kohe, mes banorëve mikpritës që mburren me historinë e traditat e Labërisë, e që përpiqen t’i ruajnë edhe sot në kohën kur qeveritë vijnë e ikin duke i shpërfillur.

”Na thonë në çdo fushatë se do të rindërtojnë rrugën, por e thonë vetëm për politikë, sepse asnjëherë nuk bëjnë ndonjë gjë për ne”, deklaroi një tjetër qytetar, Bexhet Alikaj.

Rruga për në anën tjetër, ajo që lidh këtë fshat me Vlorën, është gjithashtu tejet e amortizuar, ndërsa duhen me dhjetëra minuta për të arritur deri në fshatin e ndodhur më pranë me Kuçin, Kallarat.

”Sa larg kemi Vlorën, aq kemi edhe Sarandën. Premtojnë punë e rrugë në çdo fushatë, por punë dhe rrugë kemi 20 vjet që s’kemi. Politikë është kjo”, thotë me indinjatë banori i Kallaratit, Zego Hoxha.

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatrat që vazhdojnë gjatë rrugës, në Tërbaç, Mesaplik, Bolenë, Brataj e Lepenicë.

Në fshatin Gjorm, fshatin e Sadik Premtes, njeriut që u shndërrua në armik të regjimit komunist, shpresojnë ende se diçka mund të ndryshojë.

Më tej, rruga kalon krah kthesës që të çon në Velcë, duke kaluar në Kotën e çnjgjyrosur nga harresa. Mes tabelash të ndryshkura, të shtrembëruara të shtëpive diku të braktisura e diku të lidhura fort pas njëra-tjetrës, shfaqet Drashovica.

Pikërisht, ky është kufiri. Pjesa tjetër e rrugës është rikonstruktuar. Rreth 70 kilometra të përshkuara në rreth 6 orë nga Borshi në Drashovicë, 11,6 kilometra në orë, një e vertetë thuajse e pabesueshme.

Grekët? PS apo PD? Cili është fajtori për këtë braktisje të Labërisë? Faktet tregojnë se janë të tre në mënyrë të barabartë. Për klane të caktuara ekstremiste greke, dalja e lebërve të ashpër do të thonte lamtumirë ëndrrave me “Vorio Epir”, lamtumirë sulmeve të komisariateve apo deklaratave antikombëtare.

Nga krahu tjetër, socialistet deri në 2005-n, se kanë vënë ujin në zjarr pasi e kanë konsideruar gjithmonë të sigurtë këtë zonë në garat elektorale.

Ndërsa demokratët, duke koleksionuar humbje në çdo fshat, i kanë kthyer shpinën si një bastion i kundërshtarit.


By Caplini.Com & Daja Bisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.Info
 
Laberia e harruar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: LAJME :: LAJME-
Kërce tek: