wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

 Numerimi, “lufte” e ashper ne Tirane. Sipas KQZ, Basha kalon ne avantazh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ALBANIA
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : ALBANIA
Rregjistruar : 29/06/2010 Mosha : 29
Numri i postimeve : 428

MesazhTitulli: Numerimi, “lufte” e ashper ne Tirane. Sipas KQZ, Basha kalon ne avantazh   Thu May 12, 2011 3:38 am




Vijon beteja e forte per Tiranen. Sipas KQZ, kandidati i Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha ka kaluar ne avantazh me pak vota kundrejt kandidatit te Aleances per te Ardhmen, Edi Rama. Rama: PD, orvatje për manipulime. Basha: Te vijoje pa vonesa procesi i numerimit.



Tension ne KZAZ-ne 55 ne njesine 11. Kryetari KZAZ-se kerkon vijimin e numerimit, numeruesit socialiste kerkojne nderprerjen e procesit; Numeruesit te lodhur. Debati zhvillohet ne prani te kreut te misionit te OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet dhe misionit te vezhguesve nderkombetare. Ne fund numerimi nderpritet dhe eshte vendosur per te rinisur ne oren 08:00. Me heret ne kete KZAZ, PS denoncoi ate qe e quajti si prani e pajustifikuar dhe e tepruar e forcave te policise. Nderkohe, ka perfunduar procesi numerimit te votave ne KZAZ-te e njesive bashkiake 1, 2, 3, 4, 6, 7 dhe 10 ketu ne Tirane. Pa perfunduar ky proces ka mbetur ne njesite 5,8,9 dhe 11. Aktualisht numerohet vetem ne njesine 5, por me ritme te ngadalta.

Për kreun e Bashkisë së Shkodrës është rikonfirmuar për një tjetër mandat, kandidati PD-së, Lorenc Luka.

Zedhenesja e KE: Qëndrimi paraprak i Komisionit Europian bazohet në vlerësimet e OSBE/ODIHR.






Rama: PD, orvatje për manipulime







Kryetari i PS, Edi Rama ka shprehur sërish bindjen e tij për atë që e quan një fitore të pastër të partisë së tij në zgjedhjet e 8 majit.

Në një konferencë për shtyp, Rama ka prezantuar edhe fituesin e garës për bashkinë e Rrëshenit, i cili nga ana e tij ka theksuar se veriu tashmë ka marrë ngjyrë rozë.

“Zgjedhjet e 8 majit janë një ndarje me të shkuarën, të keqen, korrupsionin dhe matrapazllëkun. Ato ishin dëshmia më e mirë se veriu është me PS, se Mirdita është me PS, do të jetë me PS dhe me Edi Ramën”, ka deklaruar kandidati fitues.

Ndërsa Rama, nga ana e tij, ka ironizuar me atë që e ka quajtur një “komedi”, që sipas tij po luhet në kampin e djathtë.

Rama ka denoncuar gjithashtu tentativat që sipas tij po bëjnë “humbësit” për të manipuluar rezultatin zgjedhor, nismë që sipas tij është e dështuar që në fillim.

“Ju lutem qytetarëve që ta shohin duke buzëqeshur komedinë që luhet në anën tjetër, në një përpjekje të jashtëzakonshme për të fshehur atë që s’fshihet dot, humbjen. Por ama, pa mundur për të fshehur dëshpërimin, sepse është vijim i pamundësisë e gjithë përpjekja që bëhet për të cënuar rezultatin fitues të Tiranës, duke u orvatur me cdo formë për t’iu afruar kutive, numëruesve dhe vëzhguesve”, ka deklaruar Rama.

“Pavarësisht se kjo përpjekje nuk duket në televizione, ajo është nën monitorimin tonë. Në rrugët e qytetit lëvizin furgonë me materiale që synojnë manipulimin e rezultatit, por që nuk do t’ia arrijnë”, ka shtuar kreu i PS.
/Daja / AlbaniaLive.tK / Caplini.CoM
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.Info
 
Numerimi, “lufte” e ashper ne Tirane. Sipas KQZ, Basha kalon ne avantazh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: LAJME :: LAJME-
Kërce tek: