wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%
Rregjistrohu Edhe Ti Ne AlbaniaLive

Behu Pjes E Fjalorit SHQIP..

wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100%

Mirsevini Ne AlbaniaLive Faqja E Cila Bashkon Shqiptaret/Kosovaret Nga E Gjith Bota Ne Gjuhe SHQIP
 
KryeFaqeForumchatFilma ShqipHoroskopiTvLiveTvSportLojra Apex 2012Shkarko MP3KërkoidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

 Musaka me patate 1 & 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ALBANIA
Admin
Admin
avatar

Vendndodhja : ALBANIA
Rregjistruar : 29/06/2010 Mosha : 29
Numri i postimeve : 428

MesazhTitulli: Musaka me patate 1 & 2   Thu Oct 04, 2012 11:12 am

[Only admins are allowed to see this link]

Musaka me patate [1]
Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kaçkavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.
Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhanë kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë.
Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote çaji, vezë 1 kokërr, kaçkavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle.





Musaka me patate [2]
Prisni patatet në feta të rrumbullakta ose përafërsisht të tilla. Përgatitni beshamelën duke skuqur miellin me pak gjalpë dhe duke i shtuar pak nga pak qumështin ku keni hedhur më parë vezën e plotë, të rrahur si për omletë. Kujdesuni që mielli të mos krijojë kokrriza, duke e përzier vazhdimisht. Në një tigan skuqni qepën e grirë dhe shtojini salcën. Hidhini gjysmë gote ujë dhe lëreni të ziejë. Në një tavë të lyer me vaj, në formë shtresash vendosni një pjesë të patateve, një pjesë të proshutës ose sallamit, të salcës e të djathit kaçkavall, kripë e piper. Përsëritini shtresat duke u kujdesur që t'ju ngelen patate për atë të sipërmen. Në fund, hidhini beshamelën dhe piqeni në furrë, në temperaturë 200 gradë. Në mënyrë që shtresat të mos prishen, priteni kur të jetë ftohur pak.
1 kg patate, 150 g djath kaçkavall në feta, 150 g proshutë ose sallam në feta, 1 qepë, Salcë, 1 vezë, 300 g qumësht, 2 lugë miell, Kripë, Piper.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://wWw.AlbaniaLive.Info
 
Musaka me patate 1 & 2
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
wWw.AlbaniaLive.tk KuQ E Zi 100% :: Kuzhina Shqiptare-
Kërce tek: